E enjte, 16 Shtator, 2021
32.5 C
Tirana

Vrasja e dy politikanëve shqiptarë, mjeku sjell detajet e rënda

Detaje të reja janë hedhur në dritë sa i takon ngjarjes së rëndë ndodhur dje në Pejë, ku ndodhi një vrasje e dyfishtë. Kandidati për kryetar të Pejës nga PDK, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati nga po kjo parti për kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj, kanë mbetur të vrarë. Për vrasjen ka folur edhe mjeku kujdestar, Sadri Berisha, i cili ka pranuar viktimat në spitalin e kësaj komune.

Ai ka thënë se dy zyrtarët e PDK-së kanë ardhur pa shenja jete në spital, ndërsa personi i tretë ka qenë i plagosur në dorën e majtë.

“Rreth orës 20: 30 pa shenja jete janë sjell në spital, dhe një i tretë i plagosur që ju ka ndihmuar me i sjell deri këtu.

Plagët kanë qenë me armë zjarri, derisa personi i tretë ka qenë i plagosur në dorën e majtë, dhe me pas ka procedu tutje dhe është intervistuar nga prokurori.

Për momentin është duke u trajtuar në spitalin e Pejës dhe është jashtë rrezikut për jetën”, tha Sadri Berisha në emisionin “Politiko” në Kanalin 10.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E vetmja mënyrë për të trembur Ramën

Nga: Dritan Hila Tashmë që janë trajtuar të gjitha variablet e seriozitetit apo ambiguitetit të sjelljes së Bashës ndaj Berishës dhe pasojat që do ketë...

Nëndetëset me energji bërthamore, Kina denoncon paktin SHBA-Britani-Australi

Kina ka denoncuar një pakt historik të sigurisë midis SHBA, Britanisë së Madhe dhe Australisë, duke e përshkruar aleancën si "jashtëzakonisht të papërgjegjshme" dhe...

Mësimi nga mençuria e gjyqtarit Learned Hand

Nga: Irena Beqiraj Po jetojmë një periudhë të çmendur “skepticizmi” ndaj Amerikës. Mesazhet e shumë zyrtarëve të saj duken butaforike. Por historia na tregon që...

I zhdukur prej dy ditësh, 39-vjeçari gjendet pa shenja jete

Policia e Tiranës njofton se është gjetur pa shenja jete një 39-vjeçar në zonën e quajtur "Kodrat e Selitës". Policia ka indentifikuar viktimën, shtetasi...

“Shqipëria do monitorohet nga kamerat”, ministri Çuçi zbulon planin

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka zbuluar sot në Kuvend objektivat e dikasterit që ai drejton në 4 vitet e ardhshme të 'Qeverisë Rama'....