Votimi më 25 prill/ Rama injoron Metën: Luftërat me shpata janë për fëmijët

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në mbrëmje në Rinas, ku po zhvillon një bashkëbisedim me gazetarët, përpara se të mbërrijë një tjetër sasi vaksinash nga Pfizer.

I pyetur në lidhje me deklaratën e pPresidentit Ilir Meta i cili tha në 25 prill shqiptarët të dalin të votojnë më shpata, Rama iu përgjigj me ironi.

Edi Rama: ”Me lejën tuaj do të doja të fokusohesha te arsyeja përse jemi këtu. Te kjo luftë për të siguar vaksinat e shqiptarëve. Luftërat me shpata janë për fëmijët e kopështit, ose për ata që kanë shkëptuje në lidhje me mburojën e trurit. Këtu është një luftë e madhe komunikimi dhe unë dua që kur kam mendimin e fundit, ai të jetë që bëra dhe bëmë diccka edhe për sot, në mënyrë që të mos mbetemi mbrapa. Kjo është lufta ime sot. Luftërat e tjera nuk e meritojnë shkëputjen e vëmendjes nga kjo.”