E mërkurë, 20 Janar, 2021
8 C
Tirana

Votimi i marrëveshjes së 5 qershorit, reagon Ambasada Amerikane

Ditën e sotme u votua në Kuvend marrëveshja e 5 qershorit ndërkohë së fundmi ka ardhur një reagim nga Ambasada Amerikane.

Në njoftim thuhet se Shtetet e Bashkuara mirëpresin miratimin nga Parlamenti të legjislacionit për reformën zgjedhore që kodifikon marrëveshjen e 5 qershorit të Këshillit Politik.

“Mirëpresim vendimin për rithirrjen e Këshillit Politik për të diskutuar reforma të mëtejshme zgjedhore. Të gjitha palët duhet të marrin pjesë në mirëbesim; të shpjegojnë pozicionet e tyre qartë dhe plotësisht njëri-tjetrit dhe popullit shqiptar; dhe të kërkojnë një zgjidhje që është në të mirën e të gjithë popullit shqiptar dhe vazhdon ta çojë vendin përpara në rrugën e tij demokratike”, pohon Ambasada.

Reagimi i plotë: “Shtetet e Bashkuara mirëpresin miratimin nga Parlamenti të legjislacionit për reformën zgjedhore që kodifikon marrëveshjen e 5 qershorit të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Ky akt respekton marrëveshjen e bërë nga të gjitha partitë dhe e çon Shqipërinë një hap tjetër përpara drejt Bashkimit Evropian.

Përgëzojmë të gjitha partitë që u siguruan që marrëveshja e 5 qershorit u arrit, u respektua, dhe u zbatua në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente. Kjo mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente duhet të jetë një normë për ndërmarrjen e akteve të rëndësishme kombëtare.

Në këtë drejtim, mirëpresim vendimin për rithirrjen e Këshillit Politik për të diskutuar reforma të mëtejshme zgjedhore. Të gjitha palët duhet të marrin pjesë në mirëbesim; të shpjegojnë pozicionet e tyre qartë dhe plotësisht njëri-tjetrit dhe popullit shqiptar; dhe të kërkojnë një zgjidhje që është në të mirën e të gjithë popullit shqiptar dhe vazhdon ta çojë vendin përpara në rrugën e tij demokratike”.

🇦🇱️ | Shtetet e Bashkuara mirëpresin miratimin nga Parlamenti të legjislacionit për reformën zgjedhore që kodifikon…

Publiée par U.S. Embassy-Tirana sur Jeudi 23 juillet 2020

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditën e nesërme, më 21 janar kjo forcë politike do të...

I përqafuar me bashkëshorten, Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të fillojë orët e para të punës si President i SHBA, me firmosjen e...

Çfarë duhet të dini mbi historinë e Ditës së Përurimit të presidentit amerikan

E para Ditë e Përurimit në detyrë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ishte 30 prilli i vitit 1789, gjatë betimit të presidentit Xhorxh...

“Po vdes, dua të dhuroj 985.000 euro”, ja si u mashtrua familja nga Mamurrasi

Mbrëmjen e sotme në “Fiks Fare” është bërë një denoncim ku një famije nga Mamurrasi ka rënë pre e një mashtrimi. “Dua të dhuroj 985.000...

U kap me 16 kg ka*abis, arrestohet shqiptari në Britani (Emri)

Një shqiptar është arrestuar në Britani për kultivim kanabisi. 33-vjeçari me emrin Mirjan Smakaj punonte si kupshtar në një fabrikë droge në Gorse Hill. Në...