Një avari në ashensor ka shkaktuar edhe vonesën e Papa Françeskut në meshën e së dielës. Të gjithë të pranishmit në sheshin Shën Pjetër ishin kureshtarë të kuptonin pse po vonohej Ati i Shenjtë. Ai ka thënë para qytetarëve se një defekt në ashensor solli edhe vonesën, duke mos nguruar që edhe tu kërkojë ndjesë.
“Dua t’ju kërkoj ndjesë që u vonova, por një defekt i papritur në ashensor më la brenda tij për 25 minuta”, tha Papa para qytetarëve të mbledhur për meshën.
“Ashensori u bllokua nga një luhatje tensioni, falë Zotit aty erdhën zjarrfikësit të cilët i falenderoj pa masë, dhe defekti u rregullua. A mund të kem një duartrokitje për forcat zjarrfikëse?”, ishte kerkesa e Atit të Shenjtë, i cili mori dhe mirëkuptimin e besimtarëve të shumtë të mbledhur në Vatikan, në meshën e së dielës.