E diel, 17 Tetor, 2021
12.5 C
Tirana

Von der Leyen: Të qartësojmë Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

Samiti i Sllovenisë mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, duket se nuk ka prodhuar asnjë marrëveshje të madhe, me Bullgarinë që mban peng çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për shkak të përplasjeve me këtë të fundit. Në deklaratën e përbashkët mes kreut të Këshillit Europian Michel, presidentes së Komisionit Europian Ursula Von der Leyen dhe kryeministrit të Sllovenisë, u tha se BE është pro integrimit të vendeve të Ballkanit, dhe se është akorduar një shumë prej 30 miliardë eurosh drejt vendeve të BP.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, foli pas Samitit të mbajtur këtë të mërkurë në Bërdo të Sllovenisë, nga ku tha se BE është e paplotë pa integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Qëllimi ynë është zgjerimi”, tha ajo, teksa u shpreh se BE duhet të vendosë për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Javën e kaluar, udhëtova në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe diskutuam për çështjet që sapo përmenda. Ndjeva padurimin e popujve nga zgjatja e procesit të zgjerimit, pasi dëshira e tyre është të jenë pjesë e BE.

Sa i përket reformave, e qartë që partnerët tanë në Ballkanin Perëndimir po ndermarrin reforma të rëndësishme. S’mund të them që gjithçka ka përfunduar, por është bërë shumë progres dhe është i dukshëm, vihet re ndryshimi.

Me rëndësi të theksojmë reformat si lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe lirive ekonomike. Edhe BE duhet të bëjë më shumë si mungesa deri tani për çeljen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

Duhet të ecim përpara në këtë proces, ta qartësojmë. Po bëhet një punë intensive nga KE për çështjen kryesore që është bilaterale mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Shpresoj ta zgjidhin sa më shpejt këtë problem, e të ecin përpara”, tha presidentja e KE.

Von der Leyen: Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria të zgjidhin problemin, që të hapim negociatat me Shkupin dhe Tiranën

“Uroj që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria të zgjidhin problemin e tyre, dhe të hapen negociatat me Shkupin e Tiranën”. Ky ishte mesazhi i Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen nga Sllovenia, në Samitin që Bashkimi Evropian po zhvillon me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“BE nuk është i plotësuar pa Ballkanin Perëndimor, ndaj do të vazhdojmë punën për të avancuar në procesin e zgjerimit të BE. Qëllimi ynë është zgjerimi. Plani ekonomik është shumë i rëndësishëm dhe është në qendër të angazhimit tonë në rajon. Kemi një plan të madh, me 30 miliardë euro për rajonin. Duhet një treg i përbashkët rajonal. Sa i përket reformave, është e qartë se partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor po ndërmarrin reforma të rëndësishme, është bërë shumë progres dhe është i dukshëm. Duhet të theksojmë reformat, luftën ndaj korrupsionit, krimit të organizuar, lirisë së medias dhe zhvillimin ekonomik.

Por, edhe BE duhet të bëjë më shumë. Ka treguar mungesa në procesin e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe RMV. Duhet të ecim përpara në këtë proces, ta qartësojmë. Po bëhet një punë intensive nga Komisioni Evropian për çështjet kryesore, që është edhe çështja bilaterale mes RMV dhe Bullgarisë. Shpresoj që ata ta zgjidhin sa më shpejt këtë problem dhe të ecin përpara. Kemi diskutuar në Samit dialogun”, tha ajo.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”

Nga: Alfred Peza Lehtësia e papërballueshme me të cilën Lulzim Basha u artikuloi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas...

Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Ai vjedh brioshët në lokal, pastaj të nesërmen kërkon falje dhe paguan. Një histori dëshpërimi, por edhe mbi të gjitha dinjiteti dhe solidariteti që...

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Një grup hipopotamësh - një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së mbretit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar - po sterilizohen. Escobar, i cili u...

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Rusia të shtunën regjistroi 1.000 vdekje në një ditë të vetme për herë të parë, që kur filloi pandemia. 222.000 vdekjeve nga Covid është...

Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Një anije kozmike është nisur nga Kepi Canaveral me një mision për të zbuluar "fosilet" e Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në...