E shtunë, 25 Shtator, 2021
14.5 C
Tirana

Voltana Ademi: Unë jam kryetarja e Bashkisë së Shkodrës!

Në një prononcim për mediat, Voltana Ademi i mëshoi fort faktit se do të vijojë të jetë kryetare Bashkie, derisa qytetarëve t’u ofrohet mundësia për të zgjedhur në një garë të vërtetë elektorale. Kryebashkiakja e Shkodrës në detyrë, Voltana Ademi, ka reaguar për bllokimin e buxhetit të bashkisë nga Ministria e Financave. Ademi e cilëson këtë veprim si të paprecedentë, të qëllimshëm dhe politik. Ajo thekson se do të qëndrojë në detyrë, deri kur të ketë zgjedhje të lira.

“Ne operojmë me fondet e familjes sonë, të banorëve të Shkodrës, si një familje e madhe. E vetmja bashki në Shqipëri që mbahet me atë se çfarë banorët e Shkodrës kontribuojmë përmes taksave dhe tarifave vendore.

Bllokimi për një ditë nuk i bën asgjë Shkodrës. Është një çështje që do të shqyrtohet shpejt nga Ministria e Financave, dhe maksimumi ajo mund të pengojë biznesin për përfitimet që duhet të marrin, por edhe banorët për shërbimet që duhet të marrin.

Veprimi është i paprecedentë, është politik në atë që kam lexuar nuk mund ta imagjinoj që një nëpunës civil të shprehet për mandate politike lidhur me një bashki. Është një tagër që nuk i takon. Është përgjegjësi institucionale dhe individuale, në atë që ata kanë shkruar me e-mail me bashkinë e Shkodrës. Nuk ka komunikim zyrtar, është e pamoralshme”.

A do ta lironi zyrën për mbledhjen e këshillit bashkiak, i cili u konstituua?

“Unë jam kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, kur them që duhet t’i jepet mundësia për zgjedhje, duhet të jetë mundësi për alternativa zgjedhjesh.

Legjitimiteti i këshillit bashkiak nuk e vendos kryetari i Bashkisë, reagimi qytetar ka qenë. Do ja lëmë qytetarëve të vendosin në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë.

Bashkia e Shkodrës në asnjë rast nuk do të veprojë kundër ligjit. Kjo periudhë është periudhë tranzitore. Duhet të shkojnë me doemos në zgjedhje”, tha Ademi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Yuri Kim me porosi të qarta nga Uashingtoni, vulos fundin tragjik të Berishës

Dje, Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vendosi rihapjen e hetimeve për tragjedinë e "Gërdecit". Nga ana tjetër, ambasadorja...

Aksident në Kuçovë, shoferi shpëtohet katër orë pas bllokimit në kamion

Në Kuçovë ka ndodhur mrekullia, ku shoferi është shpëtuar katër orë pas bllokimit në kamion. Drejtuesi i kamionit me inicialet A. P.,  që mbeti...

Njihuni me këmbimin valutor, 25 shtator 2021

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re një rritje e lehtë e dollarit, frangës zvicerane, paundit britanik dhe euros. Më poshtë do të gjeni...

E shtuna me diell dhe temperatura deri në 30 gradë

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke sjellë mot me diell në të gjithë territorin. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do...

Në rritje kërkesat për azil, arrijnë nivelin më të lartë të pas-pandemisë

Kërkesat për azil nga shqiptarët kanë filluar rritjen graduale pas lehtësimit të kritereve të udhëtimeve në vendet e Bashkimit Europian, por sërish ato mbeten...