Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Vokshi: Rama të kërkojë falje e të shkarkojë ministrat e tij të papërgjegjshëm

14:32 | 03/08/2022
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Vokshi: Rama të kërkojë falje e të shkarkojë ministrat e tij të papërgjegjshëm

Në një dalje për mediat nga selia blu, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, thotë se ngjarja tragjike në Himarë është përgjegjësi e disa institucioneve shtetërore. Vokshi në emër të PD-së është shprehur se tragjedia që i mori jetën vogëlushes Joanda Avdia në plazhin e Himarës, nuk është përgjegjësi vetëm e kryepolicit Arjan Tase. Sipas kësaj force politike, është një zinxhir i tërë institucionesh shtetërore që kanë përgjegjësi direkte.

Vokshi i drejtohet kryeministrit Rama, se me qëndrimet e tij dëshmon veten ortak të Tases në krimin e tij makabër. Ajo apeloi ndaj qytetarëve që ta trasferojnë protestën nga rrjetet sociale në shesh, pasi shoqëria civile ka thirrur një protestë nesër në orën 19.00.

Deklarata e Albana Vokshit

Vrasja tragjike nga komisari skafist e trafikant i policisë, ka tronditur thellë shqiptarët kudo janë.

Por prej dy ditësh, Edi Rama, pavarësisht se vogëlushen e vrau me skaf Komisari i Shtetit, në një vend në të cilin kurrë nuk mund dhe nuk duhej të ndodhte, në vend të kërkojë një mijë herë ndjesë, të shkarkojë menjëherë ministrat e tij të papërgjegjshëm, vërsulet arrogant, frikacake gojështhurur, duke akuzuar kundërshtarët politikë dhe mediat me epitete të denja vetëm për të, me të cilat vetëm sa nxjerr zbuluar veten për përgjegjshmërinë e plotë, dështimin total te tij në vrasjen tragjike të Jonadës nga Komisari i tij skafist.

Me këtë rast Partia Demokratike deklaron se tragjedia që i mori jetën vogëlushes Jonada Avdia, dje në plazhin e Himarës, nuk është përgjegjësi vetëm e kryepolicit Arjan Tase.

Është një zinxhir i tërë institucionesh shtetërore që kanë përgjegjësi direkte. Institucione, të cilët kanë eprorë e vartës, janë pjesë e vrasjes së kryer dje në bregdetin shqiptar, e që vjen pas dy rasteve të tjera të ditëve të fundit.

Ne nuk do të shpërndajmë përgjegjësitë, dhe as të luajmë ‘politikën e vdekjes’, por duam e do të ngremë zërin. Ne do të sigurohemi, që ngjarje të tilla të mos përsëriten!

Është pandëshkueshmëria.

Është heshtja dhe mosreagimi prej ngjarjeve të mëparshme.

Është propaganda qeveritare e jo zbatimi i ligjit që çon në përsëritjen tragjike të tyre.

Është moszbatimi i akteve nënligjore që vetë qeveria e Edi Ramës ka miratuar.

Për këtë duam të rikujtojmë një vendim të Këshillit të Ministrave të vitit 2014, “për Sigurinë në Plazhe”.

Ky vendim bën përgjegjës, jo vetëm policin Arjan Tase, që “shtiu me skaf” në mes të plazhit, por edhe tërë zinxhirin e institucionet qendrore e vendore përgjegjëse për sigurinë e qytetarëve në uonaz bregdetare turistike:
Ja edhe lista e tyre:
– Ministria e Brendshme dhe strukturat policore janë përgjegjësit kryesorë për ngjarjet tragjike në bregdet. Prania e mjeteve lundrues shumë afër bregut, apo ngjitur me plazhet, është papërgjegjshëmri që ka kaluar e vazhdon të kalojë pa vëmendje e pa ndëshkim.

– Ministria e Mbrojtjes, nëpërmjet Rojës Bregdetare, nuk rezulton të ketë evidentuar qarkullimin e një mjeti lundrues, me fuqi 600 kubikë.

– Ministria e Infrastrukturës, nëpërmjet Drejtorisë Detare, nuk rezulton të ketë kryer verifikime për madhësinë dhe fuqinë motorike të mjetit, në bazë të të cilave përcaktohet edhe hapësira ujore ku mund të qarkullojë.

– Ministria e Turizmit nuk rezulton të ketë kryer monitorimet përkatëse për stacionet e plazhit dhe pikat specifike për sportet ujore. Në rast se do të ekzistonte një verifikim i tillë nga strukturat e kësaj Ministrie, pika e “jet ski-ve” dhe motorëve të ujit ngjitur me çadrat në Potam nuk do të lejohej.

– Bashkia e Himarës me të gjithë strukturat e saj ka dështuar në monitorim të sigurisë së jetës dhe shëndetit të pushuesve duje lejuar ngritjen e një pikave të pajisjeve morotike në një plazh plot me pushues, ku nuk është përcaktuar ndërtimi i stacioneve të tilla?

– Administrata Tatimore, gjithashtu, ka dështuar në verifikimin e të ardhurave të krijuara nga stacionet e dhënies me qira të mjeteve lundruese e sportive duke lejuar që ato të mbijnë ku të duan dhe të shtojnë rrezikun.

Ne jemi këtu për t’i thënë Edi Ramës se me qëndrimet e tua vetam se dëshmon veten ortak të Tases në krimin e tij makabër.

Ne jemi këtu për t’u thënë “tregtarëve të rrezikut” se, nën qeverisjen e tyre, Shqipëria është në rrezik!

Duam t’ju bëjmë thirrje gjithashtu gjithë të qytetarëve të indinjuar që ta trasferojnë protestën nga rrjetet sociale në shesh.

Shoqëria civile ka thirrur një protestë nesër në ora 19.00.

Bashkojuni protestës dhe lutjeve për shpirtin e Jonadës!

 

Tags: Albana VokshiHimarePDramatragjedia

TË LIDHURA

Kosovë/Reduktim të energjisë elektrike derisa të stabilizohet situata
Rajoni

Kosovë/Reduktim të energjisë elektrike derisa të stabilizohet situata

15:49 | 17/08/2022
Shqipëria me koncesionin më të shtrenjtë për të shtrenjtë për pullat fiskale
Editorial - Opinione

Shqipëria me koncesionin më të shtrenjtë për të shtrenjtë për pullat fiskale

15:29 | 17/08/2022
Shefja e UNMIK-ut bën thirrje për angazhim konstruktiv në dialog
Rajoni

Shefja e UNMIK-ut bën thirrje për angazhim konstruktiv në dialog

15:11 | 17/08/2022
Next Post
Gledis Nano zbret në terren: Zero tolerancë ndaj shkelësve të ligjit

Gledis Nano zbret në terren: Zero tolerancë ndaj shkelësve të ligjit

Engjëjt nuk duan zhurmë

Engjëjt nuk duan zhurmë

Konrad Clewing: Kosova duhet të anëtarësohet në NATO

Konrad Clewing: Kosova duhet të anëtarësohet në NATO

JU REKOMANDJOMË

Thaçi lë pas ditët e intervistimit në Hagë, ja ku ka shkuar (FOTO)

Thaçi lë pas ditët e intervistimit në Hagë, ja ku ka shkuar (FOTO)

2 vjet ago
Kukësi i “pret kokën” trajnerit, menaxheri: E turpshme, vendosën lojtarët

Kukësi i “pret kokën” trajnerit, menaxheri: E turpshme, vendosën lojtarët

4 vjet ago
Fatura e majme/ Invalidi: Më gjobiti CEZ, paratë po mi merr OSHEE

Fatura e majme/ Invalidi: Më gjobiti CEZ, paratë po mi merr OSHEE

4 vjet ago

Bashkëjetuesi i mori jetën/Pacolli ofron shpërblim për të kapur vrasë*in

12 muaj ago




TË FUNDIT

Kosovë/Reduktim të energjisë elektrike derisa të stabilizohet situata
Rajoni

Kosovë/Reduktim të energjisë elektrike derisa të stabilizohet situata

by Mar Si
15:49 | 17/08/2022
0

Në Kosovë do të vazhdojnë me reduktime të energjisë elektrike, derisa të stabilizohet situata. Me anë të...

Shqipëria me koncesionin më të shtrenjtë për të shtrenjtë për pullat fiskale

Shqipëria me koncesionin më të shtrenjtë për të shtrenjtë për pullat fiskale

15:29 | 17/08/2022
Shefja e UNMIK-ut bën thirrje për angazhim konstruktiv në dialog

Shefja e UNMIK-ut bën thirrje për angazhim konstruktiv në dialog

15:11 | 17/08/2022
Njihuni me robotin kamerier që mund të marrë pije dhe të pastrojë (VIDEO)

Njihuni me robotin kamerier që mund të marrë pije dhe të pastrojë (VIDEO)

14:58 | 17/08/2022
‘Treni qiellor’ i ri i Kinës mund të rrëshqasë me shpejtësi pa energji elektrike (FOTO-VIDEO)

‘Treni qiellor’ i ri i Kinës mund të rrëshqasë me shpejtësi pa energji elektrike (FOTO-VIDEO)

14:34 | 17/08/2022

Tirana Today


© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : wearedope.com