Aktualitet

Vodhi lekë dhe disa bizhuteri, policia kap hajdutin 25-vjeçar


               Publikuar në : 10:37 - 07/02/20 M S

Nga ana e policisë së Tiranës është zbardhur vjedhja me dhunë e një banesë në Bathore. Dje, në banesën e shtetasit H.H., kishte hyrë një person i maskuar. Nën kërcënimin e thikës kishte vjedhur lekë dhe disa bizhuteri. Brenda pak orëve është identifikuar personi i dyshuar si autor i kësaj ngjarje.

Në këtë kuadër u organizua operacioni policor i koduar “Bërzhita”, duke u finalizuar me kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 25 vjeç, banues në lagjen nr. 4 Bathore, Tiranë. Ky shtetas rezulton i dënuar më parë për vjedhje.

Njoftimi i policisë

Kamëz, Tiranë. Finalizohet operacioni policor “Bërzhita”. Zbardhet pas disa orësh vjedhja me dhunë në një banesë në Bathore.

Vihet në pranga autori i vjedhjes. Gjenden dhe sekuestrohen bizhuteritë dhe lekët që autori vodhi në banesë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5, pas njoftimit të marrë se në Bathore, në rrugën “Bërzhitë”, rreth orës 10:50 të paradites së datës 06.02.2020, në banesën e shtetasit H.H., kishte hyrë një person i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës kishte vjedhur lekë dhe disa bizhuteri, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i reagimit në kohë, informacioneve të marra në rrugë operative dhe një pune profesionale me veprime të shpejta proaktive u bë e mundur që brenda pak orëve të identifikohej personi i dyshuar si autor i kësaj ngjarjeje.

Në këtë kuadër u organizua operacioni policor i koduar “Bërzhita”, duke u finalizuar me kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 25 vjeç, banues në lagjen nr. 4 Bathore, Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Gjatë operacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale të sendeve të vjedhura nga autori në banesën e shtetasit H. H. Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjygjësor, në ngarkim të shtetasit A. M., për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 15 vjet burgim.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT