Tre të rinj në Prishtinë janë dënuar me 11 vite burg nga Gjykata Themelore, pasi akuzohen për tentativë grabitjeje.
Grabitësit, dy vajza dhe një djalë akuzohen në lidhje me ngjarjen e ndodhur në mars të vitit 2018. Shtetasi me inicialet E.D., dhe vajza me inicialet L.R., kanë tentuar të grabisin një dyqan në lagjen Kalabria në Kosovë, por morën vetëm një çamçakëz (orbit).
Sa i përket armës, me të cilën ata kanë kanosur të pranishmit, mbrojtësi i të pandehurve deklaroi se ajo nuk ishte një armë e vërtetë.
“Grabitja ka mbetur në tentativë, ndërsa sa i përket mbajtjes së armës, ajo nuk ka qenë armë”, tha ai.