E premte, 10 Prill, 2020
19 C
Tirana

Vodafone Albania blen frekuenca në brezin 800 mhz duke shtuar investimet për dixhitalizimin e vendit

loading...

Vodafone Albania njoftoi se ka blerë të drejtën e përdorimit të frekuencave në brezin 800 MHz, me vlerën prej 7,440,001 Euro.

Më datë 7 Shkurt, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare (AKEP), organizoi tenderin për dhënien e të drejtave të përdorimit të frekuencave në brezin 800 MHz.  Vodafone Albania ishte operatori i vetëm që mori pjesë në tenderin për spektrin 801-811 MHZ, i çiftuar me 842 – 852 MHZ. Pas verifikimit të dokumentacionit ligjor, ekonomik e teknik, shoqërues të ofertës së paraqitur nga shoqëria Vodafone, AKEP shpalli sot Vodafone Albania fitues të së drejtës së përdorimit të bllokut të lart përmendur.

Ky spektër frekuencash do të përdoret menjëherë nga Vodafone Albania, duke i dhënë mundësinë kompanisë të shtojë kapacitetin e rrjetit me shpejtësi të lartë, pa asnjë vonesë të dukshme dhe në zonat e thella. Gjithashtu, ky spektër frekuencash do të mundësojë zhvillimin e rrjetit 5G në të ardhmen si dhe aplikacione të gjeneratës së ardhshme (NGA) ku përfshihen Internet of Things, Realiteti virtual dhe i augumentuar, pajijset e lidhura në rrjet dhe robotika.

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, z. Achilleas Kanaris, tha: “Ky është një investim historik, jo vetëm për Vodafone, por edhe për vet Shqipërinë. Sektori i telekomunikacioneve mundëson kapacitet për përfshirjen e të gjithë sektorëve të tjerë në shoqërinë Gigabit. Ky spektër  frekuencash mundëson efikasitet të konsiderueshëm të rrjetit për të përballuar rritjen e pritshme të trafikut të të dhënave, duke mundësuar kështu zhvillimin e mëtejshëm të industrisë dhe si rrjedhojë, edhe zhvillimin ekonomik të vendit”.

Kjo nuk është hera e parë që Vodafone Albania investon në zhvillimin e industrisë së komunikimit elektronik në vend. Në 2011-ën, Vodafone nisi të ofrojë për herë të parë në Shqipëri shërbimet 3G, duke fituar tenderin me vlerën 31.4 milionë euro. Si një prej investitorëve më të mëdhenj në vend që prej vitit 2001, Vodafone ka investuar rreth 1,779 milionë euro në tregun shqiptar, përfshirë investimet në rrjetin infrastrukturor, licensat për brezat e frekuencave, tarifat rregullatore, kanalet e shpërndarjes, burimet njerëzore, reklamat, etj. Vetëm gjatë vitit 2017-2019, Vodafone Albania ka investuar rreth 32 milionë euro në infrastrukturën e rrjetit dhe rreth 24 milionë euro në brezin e frekuencave.

Marrja e së drejtës për përdorimin e brezit të frekuencave 800 MHz është arritja e radhës e Vodafone Albania, duke theksuar edhe një herë përkushtimin e kompanisë për të zhvilluar revolucionin dixhital në Shqipëri.

Për më shumë informacion rreth Vodafone Albania vizitoni www.vodafone.al ose na kontaktoni në [email protected]

- Reklama -
loading...

Më shumë nga kategoria



Të fundit

Shkon në 92 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi

Gjashtë persona të tjerë kanë humbur jetën nga koronavirusi, ditën e sotme në Greqi. Profesori Sotiris Tsiodoras njoftoi për 4 raste të reja viktimash dhe...

Mbretëria e Bashkuar po përjeton ditët më të vështira, qytetarët vijojnë të frekuentojnë plazhet

Numri i madh i vdekjeve që po regjistrohet ditët e fundit në Mbretërinë e Bashkuar, nuk duket se i ka ndaluar britanikët, të cilët...

“Financohej nga një grup i rrezikshëm”, Artan Hoxha zbulon detaje për arrestimin e Orgest Bilbilit

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja teksa ka folur sot për konfliktin me armë të Orgest Bilbilit me efektivin e policisë...

Conte i prerë: Masat shtrënguese do vijojnë deri më 3 maj

Italia ka firmosur dekretin e ri për lëvizjen e qytetarëve në situatën e krijuar nga shpërthimi i koronavirusit në vend. Kryeministri italian, Giuseppe Conte mbajti...

Mbi 100 mijë viktima nga e gjithë bota, sa viktima shënon Franca nga koronavirusi

Koronavirusi vijon të bëjë “namin” në Francë, teksa ka shkuar në 13,197 numri total i viktimave të shënuara. Sipas mediave vendase, në 24 orët e...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT