E hënë, 20 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

VOA: Zjarret në male po sjellin dëme të rënda në mjedis

Në Shqipëri, vazhduan edhe sot zjarret në disa zona malore në veri dhe në jug të vendit, ku po digjen hapësira të gjera me pyje, kullota dhe pemë frutore. Ushtria shqiptare po ndihmohet edhe nga helikopterë të ardhur nga Bashkimi Europian, por dëmet në mjedis janë të konsiderueshme, dhe ndërhyrja vlerësohet si jetike për të shpëtuar parqet kombëtare.

Situata me zjarret në malësi të ndryshme të veriut dhe jugut ende vlerësohet kritike, megjithë ndërhyrjet energjike të ushtrisë dhe zjarrfikësve.

Autoritetet bënë të ditur se zjarret janë më shumë problematikë mbi Dukatin e ri pranë parkut kombëtar të Llogarasë në Vlorë, në Thirrë mbi tunelin e Kalimashit në Lezhë, po ashtu në Munellë të Mirditës dhe në majën e Rrunës në Kukës.

“Mbi Karaburun operacionet kundër zjarreve vazhdojnë nga ajri, por më serioze është situata pranë Parkut Kombëtar të Llogarasë, ku janë vendosur një mori trupash ushtarake për normalizimin e gjendjes dhe izolimin e flakëve”, tha ministri i mbrojtjes, Niko Peleshi.

Në fshatin Thirrë të Lezhës është një tjetër vatër serioze zjarri, ku ushtria vazdon punën nga toka dhe nga ajri për vënien nën kontroll të flakëve.

Zyrtarët vlerësojnë se vatra më e nxehtë është ajo në Majën e Rrunës, në Kukës pikërisht në pjesën sipër tunelit të Kalimashit në Rrugën e Kombit, që lidh Shqipërinë me Kosovën.

Lufta me zjarret vazhdon edhe në fshatin Munellë të Mirditës, në fshatin Patalej të Lezhës, në Gjallicë të Kukësit, Vermosh të Malësisë së Madhe, Shetaj të Durrësir si dhe në fshatrat Cakran dhe Gjorgos të Fierit.

Autoritetet pohuan se 3 helikopterë po punojnë për të shuar zjarret nga ajri, dy prej të cilëve erdhën nga Bashkimi Europian.

Lexo edhe :   VIDEO/Përplasja Kosovë-Shqipëri për idenë e "Open Balkan"

Opozita fajësoi qeverinë për keqmenaxhim, paaftësi, shpërdorim detyre dhe korrupsion në përballimin e zjarreve.

Partia Demokratike deklaroi se qeveria po mbulon shpërdorimet me gënjeshtra dhe propagandë, sepse në fakt ka vetëm një helikopter te vetin në këto operacione.

“Korrupsioni që ka shkrumbuar financat e shtetit i ka lënë qytetarët dhe pasuritë natyrore pa mbrojtje, ndërsa punonjësit e emergjencave civile dhe forcat e ushtrisë detyrohen të përballen me zjarrin me mjete rrethanore” – thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike.

Lexo edhe :   13.5% e shqiptarëve nuk plotësojnë nevojat për ekzaminim mjekësor

Për rreziqet dhe dëmet e zjarreve reagoi sot edhe ambasada e SHBA-ve në Shqipëri.

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, shkroi në rrjetet sociale se “Ambasada Amerikane është e pikëlluar nga shkatërrimi prej zjarreve në jug. Ekspertët amerikanë të luftës kundër zjarreve mbërritën këtë fundjavë për të mbështetur përpjekjet e Forcave të Armatosura Shqiptare”, tha ambasadorja Kim.

Përveç kësaj ndihme, shkruan ambasadorja amerikane, nga pajisjet e USAID -it të dhuruara më parë nga ushtria amerikane duke përfshirë “kova Bambi” për helikopterë, kostume zjarrfikëse, sëpata, lopata, pajisje mbrojtëse personale, etj., po përdoren tani për të mbrojtur jetën, shtëpitë dhe bizneset shqiptare. /zeriamerikes

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Reciprociteti i targave/Kurti: S’ka për qëllim destabilizimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur nga Kuvendi për reciprocitetin e vendosur për targat e automjeteve. Gjatë seancës së sotme parlamentare, Kurti theksoi...

Shërbimet sekrete zbulojnë planin/ Parandalohet ekzekutimi i Zoran Zaev

Shërbimet sekrete greke dhe qeveria parandaluan një atentat ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, disa muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës...

Në politikën gjermane nuk përfaqësohen sa duhet migrantët

"What's your Heimat?" - cili është atdheu juaj u pyet W. Michael Blumental, drejtori që themeloi Muzeun Hebre në Berlin në vitin 2014. Për...

Pse berishizmi, është enverizimi i ri shqiptar

Nga: Mero Baze Kjo që po i ndodh Partisë Demokratike, Partisë së Punës, ka filluar ti ndodh në vitin 1991. Kur ajo filloi të reformohej...

VIDEO/Drogë, armë e vjedhje energjie, momenti i arrestimit të volejbollistit

Një volejbollist ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur me armë zjarri, municion luftarak dhe kokainë. Volejbollisti 26-vjeçar i identifikuar si Eraldo...