E martë, 7 Korrik, 2020
29 C
Tirana

VOA: Kalon propozimi që shmang betimin te Presidenti

Më të lexuarat

Macron shkarkon ministrin e Brendshëm

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shkarkoi të hënën nga detyra ministrin e Brendshëm, Christophe Castaner. Shkarkimi është pjesë e një riorganizimi të kabinetit qeveritar, pas...

Manjani del me deklaratën e fortë për Ramën dhe Thaçin

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, çdo ditë e më shumë përcjell deklarata në forta në rrjetin social Facebook. Ai thotë se Rama dhe Thaçi kanë...

Shqiptari i parë që caktohet nga Papa Françesku në trup diplomatik

Dom Artur Kola është caktuar nga Papa Françesku të shërbejë në Përfaqësinë Papnore në Republikën e Bregut të Fildishtë. Sipas “Vatican News” ai është meshtari...

Aksident i rëndë, ndërron jetë 28-vjeçarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur së fundmi në Shkodër, ku për pasojë ka ndërruar jetë një 28-vjeçare. Ngjarja ndodhi në rrugën Shkodër-Bardhaj në vendin...

Shtimi i rasteve/ Hoti kërkon mobilizimin e komunave për luftimin e pandemisë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me Asociacionin e Komunave të Kosovës. Gjatë takimit online, Hoti iu prezantoi kryetarëve të komunave...

Rama publikon fotot: Projekti më i ri i Rilindjes Urbane të Vlorës

Kryeministri Edi Rama së fundmi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka prezantuar “Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë”, i cili është projekti më...

Pandemia/ A do ta mbledhë Këshillin e Sigurisë? Meta zbulon lëvizjen e radhës

Gjatë raportimit të tij të përjavshëm përpara gazetarëve, presidenti Meta u shpreh se është i gatshëm që të mbledhë Këshillin e Sigurisë për çështjen...

“Pandemia ekziston, sëmur, merr jetë”/ Brataj: 5 këshilla që duhet t’i ndiqni

Për të gjithë skeptikët, Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj shkruan në rrjetin social Facebook, se koronavirusi ekziston, infekton, sëmur dhe merr jetë. Brataj radhit...

Berisha publikon denoncimin/ Veliaj vendos taksë për t’u futur në Parkun e Liqenit

Hyrja për në Parkun e Liqenit të Tiranës, është bërë me pagesë. Ndonëse më herët nuk është bërë publike një gjë e tillë, qytetarët...

“10 mijë euro shpërblim”, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për një person të rrezikshëm (FOTO)

Policia e Shtetit kërkon ndihmën e qytetarëve, për të gjetur një person shumë të kërkuar. Bëhet fjalë për shtetasin Talo Çela, 49 vjeç, lindur...

Në Shqipëri, parlamenti miratoi të mërkurën një ndryshim në ligjin për organizimin e funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, qëllimi i vetëm i të cilit, është të shmangë betimin e anëtarëve të kësaj gjykate te presidenti i Republikës. Ndërhyrja e shumicës, qartazi është ndikuar nga përplasja që ndodhi pak muaj më parë me një nga kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese

Në rastin e zonjës Arta Vorpsi, kandidate për në Gjykatën Kushtetuese, presidenti nuk respektoi afatin ligjor për përzgjedhjen nga lista dërguar ga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, duke përdorur si arsyetim faktin se Kushtetuta saktësonte, sipas tij, që ai duhet të priste më parë përzgjedhjen e kandidatit nga vakancat e parlamentit. Ndërsa shumica në pushtet e konsideroi të shpallur si të emëruar automatikisht zonjën Vorpsi, Kreu i Shtetit dekretoi kandidaten Marsida Xhaferllari dhe organizoi ceremoninë e betimit për të.

Në ndryshimin ligjor të propozuar nga socialistët parashikohet që “nëse anëtari i Gjykatës Kushtetuese nuk thirret për të bërë betimin, brenda 10 ditësh nga afati i zgjedhjes, ai kryen betimin në formë të shkruar dhe ia dërgon atë Presidentit të Republikës, organit të emërtesës dhe Gjykatës Kushtetuese.

Por kjo duket një zgjedhje e sforcuar duke qenë se është vetë Kushtetuta që parashikon “betimin para presidentit”. Nga ana tjetër, duket po ashtu i pakuptueshëm nxitimi i shumicës për këtë ndryshim, në një kohë që vetë ajo i është drejtuar Komisionit të Venecias për konfliktin me presidentin lidhur me emërimet në Gjykatën Kushtetuese, dhe një nga pyetjet e shtruara është pikërisht intepretimi i rastit kur kreu i Shtetit nuk organizon ceremoninë e betimit për anëtarin e zgjedhur apo të shpallur të emëruar.

Pak ditë më parë duke folur për Zërin e Amerikës, presidenti Meta tha se “është për të ardhur keq që ndërmerren nisma të tilla, të cilat tregojnë mungesë të respektit për shtetin ligjor dhe vetë kushtetutën që e kemi miratuar me 140 vota. Të bësh një ligj mbi kushtetutën nuk është asgjë tjetër, përveçse në rastin konkret, një përpjekje për të shndërruar Gjykatën Kushtetuese në një organizatë partie dhe për të hedhur në erë besueshmërinë e gjithë sistemit të drejtësisë”, theksoi zoti Meta.

Parlamenti, po me propozim të disa deputetëve të shumicës, miratoi dhe disa ndryshime në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shqipërisë, përmes të cilave i krijohet hapësira ligjore Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, që të veprojë në një kohë të shkurtër dhe të vendosë të propozojë në KLGJ dhe KLP pezullimin e një gjyqtari apo prokurori, të cilat po ashtu detyrohen të marrin një vendim po brenda një afati shumë të shkurtër kohor.

Edhe ky ndryshim është nxitur nga një situatë problematike e krijuar nga vendimmarrje të dyshimta të disa gjyqtarëve apo prokurorëve ndaj disa prej figurave të rëndësishme të krimit. Deputeti socialist Fatmir Xhafaj, i cili udhëhoqi hartimin e Reformës në Drejtësi, shprehu megjithatë shqetësim për ndërhyrjet e shpeshta në ligjet që kanë qenë pjesë e paketës së Reformës. “Konstatohet një përpjekje për të ndryshuar paksa me lehtësi ligjet e reformës në drejtësi. Natyrisht nuk ka tabu për këtë, sepse siç dihet nuk ka një ligj perfekt ashtu siç nuk ka edhe një ligj çudibërës. Për më tepër ne sot nuk vuajmë nga mungesa e ligjeve, por nga zbatimi i drejtë dhe proaktiv i tyre. Shihni rastin konkret. Kjo dispozitë, neni 152 është ndryshuar në korrik të vitit që shkoi dhe sot vjen përsëri për amendim. Kur ndryshojmë ligjet duhet të jemi shumë të kujdesshëm pasi druaj që shpeshherë, problematikat që mund të kemi në zbatim kërkojmë t’i kapërcejmë me zgjidhjen më të lehtë, amendimin e ligjit”, theksoi zoti Xhafa./VOA/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lulzim Bashës nuk ka kush t’i trokasë në derë

Nga Mero Baze Lulzim Basha i ka bërë të gjitha gati. Ka gjetur një Komision që do pres të rikthyerit. Ka bërë një rregullore. Do...

Arabia Saudite rrit çmimin e naftës

Vendi i parë eksportues i hidrokarbureve në botë, Arabia Saudite, ka vendosur të ngrejë çmimet e naftës bruto për tregjet kryesore globale. Kompania “Aramco” njofton...

SHBA e trazuar ndërsa afrojnë zgjedhjet

Amerikanët po orientojnë zemërimin e tyre ndaj njëri-tjetrit, duke përdorur retorikë ku përmendet raca, klasa dhe kultura. Nuk mund të bien dakord as për nevojën...

Partnerja kryesore e Shqipërisë/ Ekonomia italiane pritet të bjerë me 11.2% në 2020

Komisioni Evropian ka rishikuar me ulje pritshmërinë për ecurinë ekonomike në 2020-n, ndonëse ka vlerësuar se më e keqja mund të ketë kaluar, pasi...

Zhvilloi 4 takime, çfarë u tha sot Rama deputetëve të qarqeve

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme 4 takime me deputetët e qarqeve. Takimet janë zhvilluar në Sallën e Hartave në kryeministri që prej...