E enjte, 2 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

Vlorë/ U plagos gjatë mesnatës me katër plumba, Begaj subjekt i OFL-së

Një plagosja ka ndodhur rreth mesnatës së kaluar në Kaninë të Vlorës. Nga qyteti bregdetar vjen lajmi se i është bërë atentat 38-vjeçarit Edison Begaj.

Edison Begaj është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, si subjekt i OFL-së. 38-vjeçari rezulton të jetë dënuar më herët për trafik droge dhe trafik armësh.

Ende nuk mund të gjendet një motiv i qartë për atetntatin ku Begaj u plagos me 4 plumba në këmbë pasi shënjestra ka pasur më shumë se një konflikt të mëparshëm.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në mesnatë në kushtet e errësirës së fshatit Kaninë.

Deri më tani, policia ka shoqëruar 8 persona si të dyshuar apo që kanë dijeni me ngjarjen, si dhe ka mbledhur kamerat e sigurisë.

Njoftimi nga Policia e Vlorës:

Më datë 29.05.2021, rreth orës 23:30, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi E. B, 38 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Subjekt i OFL-së 

Njoftimi i Policisë: Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krím të organizuar apo kríme të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrím për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– E. B., banues në Vlorë, i cili rezulton të jetë subjekt i Aktit Normativ, pasi Gjykata e Apelit të Krímeve të Rënda Tiranë e ka dënuar përfundimisht me 7 vite e 6 muaj bùrgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e nárkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake”;

– E. Ç., banues në Vlorë, i cili rezulton të jetë subjekt i Aktit Normativ, pasi është dënuar në Itali për veprën penale “Trafikim i lëndëve nárkotike” dhe është bërë njohja e vendimit penal nga Gjykata e Vlorës, në vitin 2019; – T. B., banues në Vlorë, i arrestuar dhe nën hetim për veprën penale “Shtrëngim për dhënie të pasurisë”; – L. K., banues në Vlorë, subjekt i Aktit Normativ, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 5 vite bùrgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve nárkotikëve”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrím, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krími, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Haklaj plas ‘bombën’: Noka do tentojë të pushtojë selinë e PD më 12 dhjetor

Ish-kryetari i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë teksa ka thënë se Flamur Noka po përgatit strukturat për të...

Tensionet Rusi-Ukrainë, Lavrov dhe Blinken takim ‘kokë më kokë’

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, u takuan të enjten në Stokholm, Suedi, mes shqetësimeve në rritje...

Nëse “Foltorja” është demokraci, atëherë PD e meriton Berisha&Bashën

Nga: Ben Andoni Nëse në fillim njerëzit e PD-së mundoheshin të gjenin atë të veçantën dhe mënyrën sesi do të mbrohej Berisha me etiketimin “Non...

Ben Blushi dorëhiqet nga drejtimi i “Top Channel”

Ben Blushi ka dhënë dorëheqjen nga "Top Channel", media e njohur të cilën e drejtonte prej katër vitesh. Nga sot ai nuk është më...

Komiteti Teknik publikon masat e reja, çfarë do ndodhë nga 4 janari

Pas rritjes së rasteve dhe shtrirjes së madhe në mbarë botën si pasojë e variantit Omicron, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të...