Kronikë

Vlorë/ Shpërthen një bombol gazi në një banesë

               Publikuar në : 20:39 - 17/07/19 M. S

Një bombol gazi ka shpërthyer në banesën e një shtetasi me inicialet R.H., në fshatin Drashovicë në Vlorë. Për fat të mirë, nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme të konsiderueshme materiale.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth orës 19:27, në fshatin Drashovicë, ku për shkaqe aksidentale ka shpërthyer një bombol gazi në banesën e shtetasit R.H.

Grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa vijojnë veprimet e mëtejshme procedurale.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT