Pasditen e sotme në lagjen “Ujë i Ftohtë” është konstatuar një person i vetëvarur në banesë.
Menjëherë sapo është marrë njoftimi është afruar grupi hetimor i cili ka konstatuar se ngjarja ka ndodhur në një banesë në zonën e Kalasë, ku është gjetur i pajetë nga familjarët e tij, shtetasi Sh.B., rreth 81 vjeç.
Sipas komunikatës për shtyp nga policia e qytetit bregdetar, mësohet se kjo ngjarje ka ndodhur rreth orës Rreth orës 17:00.
Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se viktima është vetëvarur me litar në tualetin e kësaj banese.
Po ashtu, nga këqyrja paraprake që i është bërë trupit të pajetë nuk janë parë shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme procedurale.