Vlorë/ Ekzekutohet me armë zjarri 31-vjeçari (Emri)

Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri mesditën e sotme në qytetin e Vlorës. Viktima është identifikuar si  Taulant Gjikaj, 31 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të Gjykatës së Apelit, ndërsa burime bëjnë me dije se është ndaluar një prej autorëve të dyshuar.

”Më datë 03.03.2021, rreth orës 14:20, në lagjen “Bashkimi”, në afërsi të Gjykatës së Apelit, Vlorë, është qëlluar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta shtetasi T.Gj., 31 vjec, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin e Vlorës.”, informon policia.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.