E mërkurë, 16 Qershor, 2021
24.5 C
Tirana

Vlorë / Arrestohen 5 roje bregdetare për ‘shpërdorim detyre’

Policia e Vlorës ka arrestuar 5 roje bregdetare të shpallur në kërkim prej disa muajsh pasi ata akuzohen për “Shpërdorim Detyre” kryer në bashkëpunim. Sipas policisë këta persona dyshohet se gjatë evakuimit të personave në bordin e mjetit lundrues, kanë shpërdoruar detyrën, duke mos siguruar shoqërimin e të gjithë personave të evakuuar gjatë operacionit për goditjen e tentativës për kontrabandim në drejtim të Italisë, të migrantëve nga vendet e treta, mw saktësisht Siria.

Të arrestuarit janë B. B., 38 vjeç, banues në Vlorë, R. Ç., 54 vjeç, banues në Vlorë, B. M., 26 vjeç, banues në Vlorë, S. B., 23 vjeç, banues në Vlorë, A. A., 34 vjeç, banues në Vlorë. Në janar të këtij viti arrit të shpëtoheshin 55 klandestinë, të cilët do trafikoheshin drejt Italisë me skaf, në kushtet kur deti ishte me dallgë rreth 5 ballë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dritë jeshile për shqiptarët/ BE heq kufizimet, çfarë duhet të dini

Rënia e shifrave të infektimit si rezultat i vaksinimit, i ka dhënë dritën jeshile shqiptarëve që të udhëtojnë në vendet e BE-së. Vendimi është...

Euro 2020/ Turqi-Uells 18:00, Turqia pret reagim, ndeshja e fundit mes tyre 6-4

18:00: Turqi - Uells (Grupi A, Baku) Turqia u shkërmoq nga Italia në Romë të premten, për një pjesë të madhe të ndeshjes e mbyllur...

Ishte krahu i djathtë i Arta Markut/KPK shkarkon prokuroren e njohur të Tiranës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin e shkarkimit nga detyra për prokuroren e Tiranës, Alketa Zifla. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar...

‘Basha vodhi zgjedhjet’, grupimi ‘Për PD’-në zbardh shkeljet

Grupimi 'Për PD-në' ka dalë në një konferencë për media, ku kanë listuar arsyet pse Basha fitoi një mandat të tretë në krye të...

Euro 2020/ Dita hapet me Finlandë-Rusi, për rusët detyrim fitorja ndaj fqinjëve

Faza e grupeve të UEFA EURO 2020 hyn sot në xhiron e ndeshjeve të dyta. Finlanda përballet me Rusinë, Turqia përballet me Uellsin dhe...