E hënë, 21 Qershor, 2021
32.5 C
Tirana

Vjosa Osmani e thotë hapur: Nuk bëhem pjesë e asnjë partie

Pas largimit të saj nga LDK, Vjosa Osmani ka deklaruar se nuk do të bëhet pjesë e asnjë partie tjetër në Kosovë.

Osmani akuzon LDK-në se nuk ka ruajtur parimet, duke theksuar se kjo ka qenë dhe arsyeja që ajo ndau rrugët me partinë Isa Mustafës.

“Në një Kosovë që për 20 vjet ka degraduar, ku njerëzit mendojnë si të ikin, duhet ta kemi të qartë se kemi të bëjmë me dy pole të kundërta. Kurdo që mbahen zgjedhjet e ardhshme, duhet të ketë një ndarje të qartë ndërmjet një grupi të njerëzish që janë kapës të shtetit dhe të njerëzve që kanë vullnet e guxim që ta largojnë kapjen e shtetit. Ky është kualifikimi i dokumenteve të BE-së për një shtet të kapjes, krimit e korrupsionit në nivelet më të larta qeveritare. LDK-ja ku jam rritur ma ka mbyllur çdo derë dhe tash ajo angazhohet në një fushatë denigruese dhe përdorin gjuhë të turpshme. Unë duhet t’i shqyrtoj mundësitë e mia për angazhim politik, por jo të aderoj në një parti tjetër, por të shikohet nëse ka mundësi të krijohet një parti e re. Nuk do të aderoj në një parti tjetër, po shikojmë drejt themelimit të një bashkimi të forcave të intelektualëve në një iniciativë qytetare”, tha ajo.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

‘Sot priten 11 mijë doza të Pfizer’/ Manastirliu: Ulet fasha e vaksinimit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, teksa ka parë nga afër procesin e vaksinimit në ''Sheshin Skëndërbej'', deklaroi se tashmë është ulur...

Bie qeveria në Suedi/ Löfven, kryeministri i parë që rrëzohet nga parlamenti

Parlamenti i Suedisë ka mbështetur një votë mosbesimi ndaj kryeministrit të qendrës së majtë, Stefan Löfven. Ai bëhet kryeministri i parë që rrëzohet nga...

Teknologji/ Si transferohen numrat nga Android në iPhone shumë thjesht

Si transferohen numrat e regjistruar nga Androidi në iPhone duke përdorur një adresë e-maili në Google 1-Së pari sigurohu që kontaktet tuaja të jenë të...

Dorëheqja e Ruçit/ Zheji: E largoi Rama

Analisti i njohur, Artur Zheji deklaroi se kryeministri Edi Rama e largoi kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi nga Partia Socialiste, për të patur një...

Bie miti: Sipas FBI-së edhe kriptomonedhat janë të identifikueshme

Javën e kaluar, Departamenti amerikan i Drejtësisë, njoftoi se kishte zbuluar dhe konfiskuar pothuajse gati të gjitha bitcoin-et që ishin paguar në formën e...