E hënë, 10 Gusht, 2020
21 C
Tirana

Vjehrra më thoshte ‘do shesim fëmijët’, drama e nënës nga Fieri (video)

Më të lexuarat

Pronari i hotelit në Tushemisht nxjerr emrat e dy autorëve të atentateve

Pronari i hotel “Voloreka” në Pogradec, Jetmir Muçllari, ka dhënë emra konkretë se cilët beson ai se fshihen pas dy atentateve në hotelin e...

Kthimi nga zonat bregdetare, Policia: Hiqen 34 patenta, gjobiten 154 shoferë

Policia e Shtetit bën me dije se prej orës 16:00 ka filluar kthimi nga zonat bregdetare, në drejtim të Tiranës dhe Morinës, i pushuesve...

6 persona ndërrojnë jetë në Shqipëri! Ja sa raste të reja u regjistruan

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 persona në Shqipëri si pasojë e koronavirusit ndërsa...

U hodh me parashutë në Qafën e Llogarasë, 39-vjeçari përfundon në përrua

Një 39-vjeçar nga Tirana sot në Qafën e Llogarasë është hedhur me parashutë, mirëpo aventura nuk ka përfunduar mirë! Policia bën me dije se shtetasi...

Pandemia/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 124 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri ndërsa 4...

Ekzekutimi i 27-vjeçarit dyshohet të ketë qenë gjakmarrje, ja çfarë gjeti policia në vendngjarje

Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u regjistrua sot në Vaun e Dejës, ku një 27-vjeçar u gjet i pajetë...

Pandemia/ Epidemiologu i njohur: Lajme të mira miqtë e mi

Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka dhënë disa “lajme të mira” lidhur me pandeminë. Ai sqaron se virusi...

Dy atentate në pak ditë në hotelin në Tushemisht, pamjet e kamerave nga atentati i parë

Pronari i hotelit në Tushemisht, Jetmir Muçllari, ku u regjistruan të shtëna me breshëri mëngjesin e sotëm, ka qenë në shënjestrën e një tjetër...

Ronaldo do të largohet nga Juventusi, zgjedh ekipin e ri

Një fjali e thënë së fundmi nga Cristiano Ronaldo lidhur me sezonin 2019-2020, ka bërë që të lindin aludim për një largim të mundshëm...

Hidhet shorti për raundin e parë të “Champions League”, ja cili është kundërshtari i Tiranës

Është hedhur ditën e sotme shorti për raundin e parë të ndeshjeve të kampionatit “Champions League”. Tirana do të jetë përballë skuadrës gjeorgjiane, Dinamo e...

Sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 ka ardhur rrëfimi i një nëne nga Fieri. Gruaja ka treguar peripecitë e jetës së saj, gati të pabesueshme. 47-vjeçarja rrëfeu se jeta e saj ka qenë një kalvar i gjatë dhimbjesh. Në moshën 5-vjeçare, prindërit e saj janë ndarë dhe ajo është rritur nga e ëma e cila e ka keqtrajtuar vazhdimisht. Gruaja rrëfen se pas kësaj dhune, ka jetuar në Shtëpinë e Fëmijës.

“Kam lindur në 1972, në Fier, prindërit u ndanë kur mamaja ime ishte shtatzënë. Kujdestaria ime ngeli te mamaja e cila u kthye në Roskovec të Fierit me mua. Kur isha 5 vjeç u larguam për në Vlorë, aty filloi keqtrajtimi im nga mamaja, nga frika e drurit flija dhe jashtë në lulishte. Me vonë i bënë denoncim për keqtrajtimin tim, dhe e dënuan me burg dhe internim. Mua më çuan në Shtëpinë e Fëmijës, Sarandë nga aty në Tiranë pranë shkollës teknologjike”, rrëfen gruaja.

“Nëna më nxirrte për të lypur, dhe nëse nuk çoja para në shtëpi, më dhunonte. Kur më panë shenjat në trup, më morën dhe më çuan në Shtëpinë e Fëmijës në Sarandë fillimisht e më pas në Tiranë. Në moshën 14-vjeçare jam larguar nga qyteti i Sarandës dhe kam ardhur në Tiranë në shkollën teknologjike”, ka rrëfyer gruaja.

Telashet për 47-vjeçaren nuk kanë pasur të sosur. Fillimisht ajo tregon se u martua me një djalë i cili u largua në Greqi, ndodhur në të tilla rrethana ajo u rikthye për të jetuar me të ëmën, e cila e detyroi të rimartohej me dikë tjetër. Gruaja rrëfen se pranoi vetëm që të ikte nga shtëpia.

“Pranova vetëm të ikja nga ajo nënë, burri më mori dhe u nisëm për në Greqi, por nuk e dija që burri im kishte mendime të tjera për mua. Gjatë kohës që jetuam në Greqi, kuptova se çfarë qëllimi kishte. Ndaj dhe i thashë që ‘s’dal të punoj ashtu si thua’. Fillova të punoj në vjelje rrushi në Rodos të Greqisë, ku linda dhe një djalë”, rrëfen gruaja.

Gruaja thotë se në vitin 1995, ajo u kthye në Shqipëri, por bashkëshorti nuk donte që ajo të jetonte me prindërit e tij. Aty ajo kuptoi që ishte shtatzënë sërish, pra priste fëmijën e dytë. Prindërit e burrit nuk dëshironin që ajo të jetonte me ta. Ndodhur në të tilla rrethana, 47-vjeçarja i la fëmijët në jetimore. “Familja e burrit nuk më pranonte, për shkak të nënës që kisha. Nuk na pranonin në shtëpi. Qëndroja në bunker. Fëmijën e parë e kisha me meningjit, dhe i kam kërkuar të qëndroja në shtëpi. Ai më ka dhunuar dhe më ka kyçur në një dhomë me çelës. Së bashku me nënën e tij më dhunonin. Vjehrra dilte në lagje dhe thoshte se e kemi marrë për ta punuar, dhe fëmijët janë për t’u shitur, nuk janë fëmijët e tyre”, thotë e tronditur 47-vjeçarja.

“Gjatë kësaj kohe, një dite burri im më shiti te njëri, duke më thënë nisu në Greqi se do vij më mbrapa. Rrugës më tha vetë personi që ishte i lagjes; që unë të bleva. I qava hallin, i thashë të ka gënjyer s’jam për këtë punë. Atij i erdhi keq, më ndihmoi, më kthehu mbrapsht. Kur vajta të shtëpia më mbyllën prapë mos të flisja, më kërcënonin ‘do të heqim kokën…s’ka kush të të kërkojë që ke humbur’”, rrëfen 47-vjeçarja.

Lexo edhe :   VIDEO/ Moti i keq në Greqi, shënohen 3 viktima
Lexo edhe :   Rritja e rasteve/ Greqia mbyll ishullin e famshëm

Familja gjatë vitit 1997 u transferua në Greqi. Situata sipas gruas vazhdonte po njësoj. Ajo rrëfen se dhunohej psikologjikisht dhe fizikisht, por se nga frika, asnjëherë nuk ka guxuar ta denoncojë të shoqin. Pas shumë peripecive, gruaja rrëfen se sot ndjehet e kërcënuar pasi vjehrra e saj e akuzon për dhunë, kjo e fundit ka marrë edhe urdhër mbrojtjeje.

“Edhe kur sëmureshin vjehrri dhe vjehrra, edhe kur jetonim në Greqi, u jam gjendur. Kam qëndruar afër tyre edhe kur janë operuar dhe kur kanë pasur nevoja financiare. Jetoja në një dhunë psikologjike nga ai njeri, por s’doja që fëmijët e mi të shkonin në Shtëpinë e Fëmijës”, rrëfen Adelina.

Në emision ajo ka treguar se fëmijën e parë e ka me njeriun që u lidh, por nuk u martua kurrë dhe se këtë ia kishte thënë edhe burrit që e mori për ta nxjerrë në rrugë. “Kur u lidha me burrin e parë, isha 3 muajsh e gjysmë shtatzënë. Vjehrra e thoshte në të gjithë lagjen këtë fakt dhe herën tjetër kur isha shtatzënë me fëmijën e dytë, ajo vazhdonte me të njëjtën sjellje. Nuk mund të quheshim një familje, sepse ata më kishin marrë për prostitucion. Mënyra si më kanë trajtuar unë e quaj krim”, tregon 47-vjeçarja.

Duke u ndalur tek jeta në Greqi, ajo tregon se për shkak të gjendjes shëndetësore pranoi të kthehej në Shqipëri, dhe të rregullonin shtëpinë ku jetonin. “Bashkëshorti në Greqi punonte në ndërtim, ndërsa unë punoja në hotele. Një periudhë isha menaxhere, por për shkak të gjendjes shëndetësore s’e përballoja dot punën. Kishim shpenzime shumë të larta atje, dhe mendova të ktheheshim, në Shqipëri të rregullonim shtëpinë”, tha ajo.

47-vjeçarja tregon se burri i saj i ka dhunuar edhe djalin e vogël. “Djali psikologjikisht ishte jo mirë, djali i vogël. Burri nuk donte t’ia dinte fare për këtë gjë. Sapo mësova se ndaj djalit ishte ushtruar dhunë psikologjike, u largova bashkë me të nga banesa dhe u riktheva vetëm atëherë kur djali ishte mirë. Nuk bëra divorc ligjor për shkak të problemeve që do kisha për dokumentet. Ramë dakord për divorcin, takova avokatin e tij por ai nuk pranoi të firmoste, nuk futej në zyrë.

Vjehrra kishte marrë urdhër mbrojtje, por unë s’e kam idenë pse e morën këtë urdhër. Nuk e dija as se çfarë ishte ky urdhër, dhe shkova në polici”, tregoi gruaja.

Ajo akuzon bashkëshortin dhe nënën e tij se duan ta nxjerrin jashtë nga shtëpia, për të cilën ka punuar dhe financuar. 47-vjeçarja kërkon ndihmë që gjithçka të ndahet ashtu siç i takon, dhe më pas do t’i japë divorcin babait të dy fëmijëve të saj. /balkanweb.com

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rritet popullsia në Tiranë dhe Durrës, reduktohet Gjirokastra dhe Dibra

Durrësi është renditur në vitin 2020 në qarkun e dytë më të madh në vend, pas Tiranës, duke ia kaluar në këtë mënyrë Fierit,...

67-vjeçarja gjendet e pajetë në banesën e saj, djali shoqërohet në polici

Polica bën me dije se në Laprakë, është gjetur pa shenja jete në banesë shtetasia V.R., 67 vjeçe, e cila jetonte vetëm me djalin...

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ditën e sotme do të shoqërohet nga një mot me temperatura të larta. Sipas “MeteoAlb” deri në mesditë moti mbizotërohet nga kthjellime dhe temperatura...

Hoti: Hapja e shkollave varet nga situata epidemiologjike

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë po përgatisin udhëzuesin për mënyrën e organizimit të vitit të ri...

Zgjidhja 400-vjeçare për të shërbyer në restorante në kohën e pandemisë

Restorante dhe bare të shumtë në Itali kanë rihapur “dritaret e verës”, si pjesë e masave për të kufizuar përhapjen e koronavirusit pas rinisjes...