Sot policia ka arrestuar dy shtetas, 27-vjeç dhe 44-vjeç, pasi akuzohen se kanë vjedhur një shumë të madhe parash në një makinë tip “Range Rover”, pranë Qendrës Kristal. Sipas policisë, autorët kanë grabitur 200 milionë milionë lekë dhe 50 mijë franga në mjetin që është në pronësi të personit me inicialet F.B.
Donald Hoxha, 27 vjeç dhe Gentian Kane, 44 vjeç, janë autorët e grabitjes së 20 milionë lekëve të reja dhe 50 mijë frangave ndaj shtetasit F. B., në datën 22 maj 2020.
2 grabitësit kanë ndjekur lëvizjet e F. B. Në çastin që ky i fundit është futur në qendrën tregtare, ata i kanë vjedhur shumën e parave në bagazhin e automjetit.