Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Vjedhësit e parave të shqiptarëve, kanë qenë edhe vjedhësit e mëdhenj të votave

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha

Nga: Spartak Ngjela

l.

Duke u nisur nga ky fakt, pyetja është kjo:

Çfarë do të ndodhë në Shqipëri në procesin e zgjedhjeve të 25 prillit?

Vjedhësi fjalët edhe i ndërron, por zanatin nuk e harron.

Prandaj, kush do t’i ndalojë këta vjedhës që të mos veprojnë?

Deri tani askush.

Por, kjo ka vetëm një zgjidhje historike kombëtare: dhe ajo është në dorë te SPAK-ut.

Këtu në fakt është përqendruar e gjithë loja, dhe këtu qëndron edhe frika e kurrupsionit të lartë shtetëror. Gjithmonë me pyetjen që ata ngrenë me trembje në çdo çast të ditës: a do të fillojë SPAK-u goditjen kundër nesh?

ll.

Kjo pyetje është e rëndë për ata që e bëjnë. Nëpër situata të tillë, të korrupruarit e identifikuar, nëpër vendet evropiane që kanë bërë reforma antikorrupsion, goditja ka qenë e behtë. Ajo ka ardhur si një rrufe në qiell të pastër. Në disa vende, reforma antikorrupsion ka zhvendosur të gjithë liderët kryesorë të partive të mëdha që kanë qeverisur në 20 vjet rresht. Një shembull elokuent, që e njeh mirë edhe opinioni publik shqiptar, është reforma në Itali, e cila, si pasojë e goditjes penale në figurat kryesore, shkatërroi krejtësisht Partinë Demokristiane me eliminimin e të gjithë liderëve historikë, nën akuzën për korrupsion ose si lidhje me krimin e organizuar.

Po në Shqipëri, si do të zhvillohen këto ngjarje antikorrupsion tani që reforma antikorrupsion i ka nxjerrë organet speciale kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit?

lll.

Këtë po presin me ankth të gjithë shqiptarët, të cilët, masivisht, kanë të drejtë kur thonë se nuk do të shkojnë në zgjedhe.

Po cila është arsyeje më bindëse për abstenimin masiv të tyre në zgjedhjet e prillit të këtij viti?

Kjo tani po duket qartë te kërkesa e politikës amerikane, e cila, me anë të ambasadores në Tiranë, Yuri Kim, po kërkon që të inkriminuarit nuk duhet të jenë në listat zgjedhore të deputetëve të çdo partie.

Po, cilët janë këta të inkriminuar?

Këta sigurisht që janë emrat që, të dy partive të mëdha, ua ka dhënë politika dhe diplomacia amerikane, të faktuara me prova.

Po Partia Socialiste dhe Partia Demokrarike, si i janë përgjigjur politikës amerikane?

Deri tani nuk i janë përgjigjur. Por, ata e dinë se çfarë po heqin brenda tyre.

Po në rast se partitë nuk pranojnë të heqin nga lista të inkriminuarit, a do t’i shpallë me emra këta të inkriminuar Uashingtoni nëpërmjet qarqeve të larta të politikës amerikane? Sigurisht që duhet t’i shpallë.

Por, jo vetëm kaq: për këtë ka nevojë që, me anë të Zërit të Amerikës, politika amerikane duhet t’i drejtohet opinionit publik shqiptar me thirrje për abstenimin masiv në këto zghedhje.

Por, a mund ta bëjë këtë politika amerikane?

Sigurisht që po, sepse kështu ndihmon shqiptarët, si anëtarë të NATO-s, që të shpëtojnë nga krimi. Çdo denoncim i krimit shtetëror në favor të shqiptarëve, është me vlerë historike për Shqipërinë.

Por, nëse politika amerikane e bën këtë, si do veprojnë shqiptarët në funksion të zgjedhjeve të 25 prillit?

Sigurisht që do të abstenojnë me refuzimin e tyre, për të mos votuar.

Po nëse abstenimi është masiv, çfarë ndodh?

Mbaron jeta e abuzuesve shtetërore në Shqipëri. Do të ketë përmbysje të madhe të menjëhershme.

Gjithësisi, duhet pritur se si do të precipitojnë ngjarjet…

Tags: opinionparaSpartak Ngjelavjedhësitvota

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Next Post

Parlamenti Europian i heq imunitetin liderit katalanas, Carles Puigdemont

A do e sjellë dot ndryshimin politik përfshirja e intelektualëve?

INSTAT: Investimet në rrugë nuk i kanë ulur aksidentet, ecet më shpejt







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Politikë

Tabaku dhe Bylykbashi: Integrimi në BE kërkon reforma, jo vetëm data politike

by mirseda
18:23 | 09/06/2026
0

Deputetja e PD dhe kryetarja e Komisionit për Mediat dhe të Drejtat e Njeriut, Jorida Tabaku, dhe...

Rama i dhuron libër gazetares: “Për lulen time irlandeze, nga një vrasës flamingosh”

18:02 | 09/06/2026

Vjosa Osmani: Qytetarët duan kompromis, ne jemi gati të bashkëpunojmë

18:00 | 09/06/2026

Helikopter ushtarak amerikan rrëzohet pranë Ngushticës së Hormuzit, droni shpëton dy pilotët

17:58 | 09/06/2026

Forcimi i kapaciteteve mbrojtëse/ Zelensky takon liderët e vendeve nordike dhe baltike

17:56 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com