E diel, 1 Gusht, 2021
40.5 C
Tirana

“Vizitova 3 të sëmurë pa veshjen speciale”, mjeku i QSUT futet në karantinë

Ilir Allkja, mjek në Urgjencën e QSUT ka njoftuar përmes një videoje në Facebook se është futur vetë në karantinë, pasi konstatoi se kishte vizituar tre pacientë që rezultuan më pas pozitivë.

Në një video të shpërndarë në Facebook, ai lëshon një apel të hapur se me rëndësi është veshja speciale, për të mbrojtur mjekët dhe pacientët.

Ilir Allkja është dërguar pa veshjet speciale për të vizituar tre pacientë, dhe rrjedhimisht dyshon se është infektuar edhe vetë.

“Më dëshpërim kam konstatuar se njësia e Koordonimit të Urgjencave, na dërgojnë pa veshjet speciale në raste që na i paraqesin dhe neurologjike apo gastroentorologjike, por kemi konstatuar se janë raste me koronavirus.

Ne kemi shkuar atje me maskë kirurgjike, ndërkohë që duhej të shkonim me veshje të posaçme. Unë kam një thirrje për kolegët e Koordinimit të Urgjencave Mjekësore dhe drejtorin Skëndër Brataj: Kërkoni dhe pyesni nëse pacientët kanë temperaturë dhe simptoma respiratore. Ne duhet të punojmë me mençuri, që të kursehet jeta e çdo shqiptari. Ju lutem na nisni me veshje speciale, për çdo rast të dyshuar”, shprehet mjeku.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Ekspertja britanike: Koronavirusi nuk doli nga laboratori në Wuhan

SHBA sanksionon më shumë zyrtarë kubanë për shtypjen e protestave

Administrata e Presidentit Biden ka vendosur sanksione ndaj forcave policore të Kubës dhe dy udhëheqësve të saj pas protestave të fundit në vendin ishull...

Maqedonia e Veriut mund të rekomandojë dozën e tretë të vaksinës

Maqedonia e Veriut nuk e përjashton mundësinë e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit pasi, siç tha ministri i Shëndetësisë, Venko...

Izraeli akuzon Iranin për sulmin vdekjeprurës në cisternat e naftës

Izraeli ka akuzuar Iranin se qëndron pas një sulmi ndaj një cisternë nafte në të cilën u vranë dy anëtarë të ekuipazhit, një shtetas...

Pranoi plagjiaturën, bie popullariteti i kandidatit për kancelar në Gjermani

Kandidati potencial për të zvendësuar Kancelaren Angela Merkel, në Gjermani Armin Laschet ka kërkuar falje pasi ka përdorur plagjaturë në librin e tij. Laschet, në...

Manaj i pafat, portieri i Shtutgartit i mohon golin e radhës me Barçën (Video)

Rei Manaj e nisi nga stoli miqësoren e sotme që Barcelona luajti në Gjermani kundër rivalëve të Shtutgartit. Sulmuesi shqiptar u aktivizuar vetëm në minutën...