Ish-ministri dhe deputeti i PD Genc Pollo, ka reaguar në lidhje me vizitën e kryeministrit Edi Rama në Greqi ditën e sotme.
Ai e konsideron kryeministrin Rama si një cirk lëvizës që herë buzëqesh me çajin përpara në Turqi dhe herë pozon si lider global në Athinë.
Për Pollon, Rama është i pandashëm nga propaganda dhe gënjeshtra.
Sipas tij, njësoj siç kryeministri bën me projektet 3D në Shqipëri për të fshehur dështimin e qeverisjes, njësoj edhe do të ndërtojë arritje imagjinare diplomatike.
Postimi i Pollos në Facebook
Propagandë e vetëm propagandë edhe kur kalon kufijtë e Shqipërisë. Pas deshtimit me video montazhe ne vend i gënjen mendja se njësoj siç ndërtoi projekte imagjinare me 3D për të fshehur dështimin e qeverisjes, do të ndërtojë edhe arritje imagjinare diplomatike.
I pandashëm nga propaganda e gënjeshtra, Rama duket thjesht si një cirk lëvizës që herë buzëqesh me çajin përpara në Turqi dhe herë pozon si lider global në Athinë. Askush nuk i ka harruar premtimet dhe zotimet e tij që e bëjnë qesharak përpara e Europës që gjithnjë e më shumë e ka mbyllur në kafazin e harresës.
Varfëria, kriza ekonomike dhe mungesa e nje plani konkret per përballimin e pandemisë janë e vërteta qe dhemb dhe qe rendon ne kurrizin e shqiptareve. E që nuk e zgjidhin dot shetitjet dhe e farfuritjet diplomatike te Edi Ramës!