Vizita e sekretarit amerikan të shtetit, Mike Pompeo, në Greqi ka shkaktuar mjaft trazira.
Në Athinë e Selanik janë zhvilluar sot protesta të cilat kanë shënuar incidente dhe përplasje me Policinë. Me parullën “Pompeo është i padëshirueshëm”, anarkistët fillimisht u mblodhën në Parkun Eleftherias për të protestuar dhe më pas marshuan para Ambasadës së SHBA.
Sipas mediave greke, pas orës 19:00 u regjistruan disa incidente midis protestuesve dhe policisë. Dia nga protestuesit kanë djegur flamurin amerikan, ndërsa policia iu përgjigj duke hedhur gaz lotsjellës.