E diel, 17 Tetor, 2021
12.5 C
Tirana

Vitia u dorëhoq, ja kush e merr postin e Ministres së Shëndetësisë

Dafina Gexha-Bunjaku do të jetë ushtruese e detyrës së Ministres së Shëndetësisë. Bunjaku emërohet në këtë pozitë pas dorëheqjes së Arben Vitisë nga posti i Ministrit të Shëndetësisë.

Vitia në konferencën e mbajtur sot për media lavdëroi punën që është bërë gjatë kohës sa ai ishte në krye të MSH-së, teksa tha se ka pasur privilegjin t’i shërbejë popullit në kohë të vështirë, transmeton Telegrafi.

Vitia deklaroi se tashmë fokusin do ta ketë në zgjedhjet lokale, dhe se kompetencat e tij do t’ia kalojë Dafina Gexha-Bunjaku.

Por kush është Dafina Gexha-Bunjaku, e cila do të udhëheq me Ministrinë e Shëndetësisë?

Dafina Gexha Bunjaku aktualisht është zëvendësministre e Shëndetësisë. Ka lindur në Gjakovë. E diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ka vazhduar studimet post-diplomike në fushën e menaxhmentit shëndetësor – program i përbashkët i Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Vjenës, Austri.

Është specialiste e epidemiologjisë, dhe ka punuar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Departmentin e Epidemiologjisë. Gjithashtu ka qenë pjesë e ekipit të IKShPK për fazën përgatitore dhe menaxhuese për COVID-19.

Gexha-Bunjaku është koordinatore për Kosovën në ECDC (Qendra Evropiane për Parandalim dhe Kontroll të Sëmundjeve Ngjitëse), për raportim dhe bashkëpunim në disa fusha. Ka punuar në Programin e Mjekësisë Familjare të zhvilluar dhe përkrahur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Kolegji Mbretëror i Mjekëve të Përgjithshëm, Mbretëria e Bashkuar. (Informacionet mbi veprimtarinë e zëvendësministres janë të publikuara në faqen zyrtare të MSH-së) /Telegrafi

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”

Nga: Alfred Peza Lehtësia e papërballueshme me të cilën Lulzim Basha u artikuloi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas...

Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Ai vjedh brioshët në lokal, pastaj të nesërmen kërkon falje dhe paguan. Një histori dëshpërimi, por edhe mbi të gjitha dinjiteti dhe solidariteti që...

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Një grup hipopotamësh - një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së mbretit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar - po sterilizohen. Escobar, i cili u...

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Rusia të shtunën regjistroi 1.000 vdekje në një ditë të vetme për herë të parë, që kur filloi pandemia. 222.000 vdekjeve nga Covid është...

Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Një anije kozmike është nisur nga Kepi Canaveral me një mision për të zbuluar "fosilet" e Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në...