Vendi po përjeton ditë të kthjellta dhe të ngrohta në mesditë. Këto masa të qëndrueshme do të vijojnë qarkullimin e tyre në vend deri në mesjavë, edhe pse në veri do të shfaqen reshjet e dobta të shiut.
Gjatë ditës së enjte, reshjet e shiut do të përfshijnë vendin me intensitet të ulët e mesatar.
Era do të fryjë nga juglindja e jugperëndimi mesatare dhe e vrullshme përgjatë bregdetit ditën e mërkurë, dhe do të favorizojë në këtë ditë valëzim të forcës 5-6 ballë. Të premten do të kthejë drejtim nga kuadrati i veriut e lehtë e mesatare.