E martë, 22 Qershor, 2021
35.5 C
Tirana

Viti më i keq në historinë njerëzore? Ndoshta nuk është ai që ju vjen ndërmend

Nëse dikush do t’ju pyeste se cili ishte viti më i keq në historinë njerëzore, çfarë do të mendonit? Viti 1347 ishte goxha i keq. Pasi ishte viti kur bota u godit nga Vdekja e Zezë, epidemia e Murtajës. Mund t’ju shkojë mendja me të drejtë tek ndonjë prej viteve të Holokaustit, 1941 deri në vitin 1945.

Apo tek viti 1918, viti i fillimit të pandemisë së Gripit Spanjoll, që vrau deri në 100 milionë njerëz, sa që edhe pandemia aktuale cilësohet si e lehtë në krahasim me atë tragjedi. Por sipas historianëve viti më i keq nga të gjithë ishte ai 536.

“Ai vit shënoi fillimin e njërës prej periudhave më të këqija që mban mend njerëzimi, në mos viti më i keq nga të gjithë”- thotë arkeologu dhe historiani i Mesjetës në Universitetin e Harvardit Majkëll Mekormik. Një studim i ekipit të tij mbi këtë temë nuk vërejti shenja të rimëkëmbjes ekonomike deri në vitin 640.

536-a ishte viti i 10-të i mbretërimit të perandorit bizantin Justiniani i Madh, dhe asgjë tjetër nuk po ndodhte në sferën njerëzore përveç luftërave të vazhdueshme dhe të përgjakshme. Asnjë Murtajë(ende jo për momentin), dhe pa masakra jashtëzakonisht të mëdha.

Por diçka e çuditshme po ndodhte në qiell. Aty sipër u shfaq një mjegull misterioze, me pluhur, duke e bllokuar tërësisht Diellin, duke shkaktuar rënien drastike të temperaturave dhe zhytjen e gjithë botës në kaos me thatësira, shkatërrim të të mbjellave, reshje dëbore në mesin e stinës së verës në Kinë dhe një uri të përhapur ngado.

“Dhe ajo që gjë ndodhi gjatë atij viti erdhi me një shenjë më të tmerrshme”- shkruan  historiani bizantin i kohës Prokopi. Pasi Dielli ndriçonte po pa shkëlqimin e zakonshëm, njëlloj si Hëna gjatë gjithë viti. Dielli dukej zakonisht si në një eklips”- thekson ai.

Ndërkohë ka prova që sugjerojnë se fajtore janë shpërthimet vullkanike katastrofike, dhe këto gjenden jo vetëm tek bërthamat e akullit në Antarktidë dhe unazat në brendësi të pemëve në Grenlanda, por edhe tek efektet e ngjarjeve vullkanike të mëvonshme, të cilat shkaktuan gjithashtu një ftohje globale afatshkurtër dhe një uri me pasoja shkatërrimtare.

Në vitin 2018, një analizë shumë e detajuar e akullit të akullnajës Colle Gnifetti në kufirin midis Zvicrës dhe Italisë, na dha informacione të reja rreth shekullit të tmerrshëm në të cilin ishte zhytur bota.

Bërthamat e akullit janë një burim fantastik arkeologjik, pasi depozitat e përhershme të akullit ndërtohen gradualisht, përmes reshjeve vjetore të borës. Kjo do të thotë që ju mund t`i gjeni depozitat e akullit për çdo vit të caktuar, dhe të kuptoni se çfarë po ndodhte në atë kohë në atmosferë.

Në vitin 536, hiri dhe mbeturinat vullkanike – të quajtura tefra – u përzien me shtresën e akullit, duke treguar një ngjarje të madhe vullkanike. Bërthamat e akullit të Grenlandës dhe Antarktidës, treguan prova të një shpërthimi të dytë në vitin 540, që do ta zgjaste më tej situatën e emergjencës.

Më pas në vitin 541, u shfaq Murtaja Justiniane, dhe njerëzit ranë nga shiu në breshër.

Por rreth vitit 640, studiuesit vunë re një shenjë ripërtëritje në akull:praninë e plumbit. Ndotja nga plumbi do të thotë që njerëzit kishin filluar gërmimin nën tokë, dhe shkrirjen e argjendit nga xeherori i plumbit.

Pastaj pati një tjetër kulm të krizës në vitin 660 dhe një tjetër në vitin 695. Njerëzit në atë kohë po prodhonin monedha argjendi. “Kjo tregon qartazi se minierat e reja e lehtësuan prodhimin e monedhave të fundit të arta post-romake, të zhvlerësuara gjithnjë e më shumë nga sasia në rritje e argjendit”- shkruajnë studiuesit në punimin e tyre.

Me pak fjalë, ekonomia po rimëkëmbej, dhe për këtë u deshën 100 e ca vjet. Interesant është fakti se bërthama e akullit tregonte gjithashtu ndotjen e madhe nga plumbi rreth viteve 1349- 1353. Kjo përkon saktësisht me kronologjinë e Murtajës së Zezë, dhe studiuesit e përdorën atë si një element për të përcaktuar se ata po studionin vitet e sakta të shpërthimeve vullkanike dhe kulmet e ndotjes në atë kohë.

burimi: https://www.sciencealert.com/the-worst-year-to-be-alive-in-human-history-is-probably-not-the-one-you-think

Përshtatur për Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bisedime me SHBA? Motra e Kim Jong un paralajmëron Uashingtonin: Do zhgënjeheni

Motra e Kim Jong-un ka hedhur poshtë shpresat për një përparim në bisedimet për armët bërthamore me SHBA, duke paralajmëruar Uashingtonin se do të...

A duhet të krijojmë heronj për të frymëzuar rininë në krizë besimi?

Nga: Mentor Kikia Shoqërisa shqiptare është në krizë. Muk është thjeshtë krizë ekonomike, për bukë dhe rroba. Eshtë kriza e madhe e besimit, kriza e...

Vatikani notë proteste Italisë për projektligjin kundër homotransfobisë

Selia e Shenjtë zbret në fushë kundër projektligjit Zan, projektligjit kundër homotransfobisë. Nisma vjen drejtpërdrejt nga Sekretariati i Shtetit, organi drejtues më i afërt...

Negociatat/ Bullgaria nuk heq dorë nga bllokimi ndaj Maqedonisë së Veriut

Bullgaria nuk ka lëshuar pe as në Këshillin për Punë të Përgjithshme, në këmbënguljen për të bllokuar fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut. Agjencia...

STARTON #YOUARECREDINS3

Banka Credins lançon për të tretin vit programin #YOUARECREDINS3, një mundësi fantastike për çdo student të sapo diplomuar në degët: Ekonomi, Informatikë, Drejtësi dhe...