AA-Instant

Viti i Ri në familjen Hoxha/Rezerta Shkurta publikon foto të vajzës me djalin e diktatorit

               Publikuar në : 10:14 - 03/01/19 marsela

Këngëtarja Rezarta Shkurta, bashkëshortja e nipit të diktatorit Enver Hoxha, ka publikuar disa foto dhe video nga festa e Vitit të Ri me familjen e saj të madhe. Me anë të një postimi në Instragram, ajo tregon momentet emocionale që po kalonte familja.

“Hera me gjyshi Lilon kanë nisur përrallat me princesha! Nëna Teuta po shtron tavolinën si vetëm ajo di ta bëj! Babi Ermali po pi një gotë verë me xhaxhi Enin dhe xhaxhi Mirin. Kurse mami Rezarta nuk shpëton dot as sot nga pasioni, duke fotografuar e filmuar çdo moment. Familja jonë ju uron shumë dashuri, shëndet, dhe lumturi…Gëzuar”.

Kthehu