Në kohën kur shifrat janë alarmante, sa i takon të infektuarve dhe viktimave nga COVID-19, Rama ka shfrytëzuar sërish rastin për të përcjellë një mesazh ndaj qytetarëve.
Në një deklaratë nga ceremonia e inaugurimit për hapjen e Bovillës që furnizon Tiranën me ujë, Rama tha se çështja kryesore mbetet pandemia.
Kreu i qeverisë u shpreh se të gjithë qytetarët duhet të mbajnë maska, dhe të mos gënjehen nga budallallëqet që thuhen për pandeminë.
“Të gjithë duhet të mbajnë maskat, dhe të mos humbasë vëmendja nga pandemia. Në luftën me budallallëkun, është individi dhe secili prej nesh që të mos bjemë pre e budallallëkut.
Kam mësuar dhe një shprehje gjatë kësaj kohë, që virusi nuk ka këmbë, por si këmbë përdor budallallëkun”, u shpreh ndër të tjera Rama.