Mjeku i njohur Arben Vishaj, ka dalë me thirrjen e fortë për gjithë qytetarët, që të jenë të kujdesshëm me maskat, pasi janë burim infeksioni. Ai vë alarmin, duke shpjeguar se hedhja e maskave dhe dorezave të përdorura nëpër rrugë, paraqet rrezikshmëri të lartë për shëndetin publik.
Përhapja e virusit ndodh shumë lehtë, për shkak se virusi mund të qëndroj dy deri në tre ditë në produktet e përdorura që janë hedhur në rrugë. Sipas tij, virusi mund të qëndroj deri në disa ditë në maskë.
“Në qoftë se një pacient paraprakisht ka mbajtur maskën dhe ka qenë i infektuar, mundësia që të përhapë virusin është shumë e madhe. Virusi mund të qëndroj deri në dy ditë ose edhe tri ditë. Kështu që apeloj që maskat që përdoren, të hidhen në koshin e mbeturinave dhe assesi në tokë”, deklaroi Arben Vishaj për Rtv Dukagjinin.