E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Virusi i ri i shpendëve, a është një Cov*d-19 i dytë?

Raportimet nga Kina për rastin e parë njerëzor të H10N3, një lloj i rrallë i gripit të shpendëve, duket se po ushqejnë frikën se një tjetër pandemi e madhe mund të jetë duke ardhur dhe nuk është e vështirë të kuptohet pse. Pandemia COVID-19 ka shkatërruar botën, duke infektuar 171 milion njerëz në të gjithë planetin dhe duke vrarë 3.6 milion, sipas Universitetit Johns Hopkins. Por ndërsa ai virus gjithashtu ka origjinën nga kafshët, ekspertët shprehen se të dy viruset kanë pak gjëra të përbashkëta dhe se shanset që H10N3 të përhapet më tej janë të vogla.

Dr Pritish K. Tosh, një mjek i sëmundjeve infektive dhe studiues në Klinikën Mayo, thotë se fakti që H10N3 është përhapur tek një njeri nuk është domosdoshmërisht alarmues. “Njerëzit tani janë tepër të vetëdijshëm për transmetimin e infeksioneve zoonotike tek njerëzit,” i thotë Tosh Yahoo Life. “Por kjo lloj gjëje ndodh relativisht shpesh, duke marrë parasysh se miliarda njerëz jetojnë kudo nëpër botë dhe miliarda kafshë gjithashtu.”

Rasti u identifikua tek një 41-vjeçar në Provincën Lindore të Kinës i cili u shtrua në spital në fund të prillit dhe doli pozitiv për llojin e ri të virusit përmes testeve gjenetike më 28 maj. Detaje specifike në lidhje me simptomat e tij nuk janë lëshuar, por rastet e gripit të shpendëve mund të shkaktojnë një sërë simptomash: kollë dhe dhimbje fyti, dhimbje barku dhe të vjella.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...