E martë, 7 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

Virus misterioz kinez ul çmimin e naftës në botë, habiten ekspertët

Virusi misterioz kinez ka pasur një impakt të çuditshëm në ekonominë globale, të paktën kështu shprehen ekspertë të bursës. Prej ditësh, pasi është rritur alarmi për koronavirusin, tregjet globale kanë dalluar një trend për uljen e çmimit të naftës. Kjo gjë ka habitur ekspertët, të cilët pohojnë se zakonisht në kohë krizash, trendi është në kah të kundërt.

Çmimi i naftës së papërpunuar në tregjet e SHBA është ulur deri në 60 dollarë për fuçi këtë të hënë. Besohet se në këtë rënie është duke ndikuar shqetësimi nga përhapja e virusit vdekjeprurës në Kinë. Një fuçi nafte u shit për 1.63 dollarë më lirë ose 3 për qind. Ulje të vlerës shënuan edhe tregjet e bursave.

Nga ana tjetër, Abdulaziz bin Salman Al-Saud, ministri saudit i energjisë është shprehur se OPEC do të marrë masat e duhura pavarësisht ndryshimeve në kërkesa.

“Tregjet po ndikohen kryesisht nga faktorët psikologjikë dhe pritjet tepër negative nga disa pjesëmarrës, pavarësisht ndikimit shumë të kufizuar të virusit në tregun botëror”, tha ministri.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Njeriu njihet kur ceket interesi personal”, Basha flet për Berishën

“E vërteta është që kam patur një bashkëpunim shumë të ngushtë. Ne kemi patur një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin gjatë kohës që...

Clinton nderon kryeministrin Rama me çmimin “Vital Voices Global”

Kryeministri Edi Rama u nderua gjatë vizitës së tij në Nju Jork, me çmimin e “Inovatorit të nderuar global” nga organizata e themeluar nga...

Ukraina fuçi baruti

Perëndimi i forcon krahët Ukrainës. Për shkak të rritjes së tensioneve ushtarake me Rusinë, SHBA, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Gjermania kanë mbështetur...

Gjici shfrenon fantazinë: As Gjermania s’i ka bërë investimet që ka bërë Kukësi

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, ka surprizuar me deklaratën e tij publike, duke thënë se as Gjermania nuk i ka bërë investimet që ka...

Foltorja dhe Prefekti, nuk janë hallet e shqiptarëve

Nga: Artur Ajazi Në një kohë kur gjithë bota merret me problemet e pandemisë, apo rritjes së mirëqenies, zgjidhjen e krizave dhe shuarjen e vatrave...