Kuriozitete

Vipat që vazhdojnë fitojnë para, edhe pasi kanë ndërruar jetë


               Publikuar në : 15:53 - 06/07/19 S.N

Janë figura të cilët kanë bërë histori dhe kujtimi e gjithë krijimtaria e tyre, do të vazhdojë të jetojë gjatë. Edhe pse kush më herët e kush më vonë, këta 10 të famshëm kanë ndërruar jetë. Por, suksesi i tyre ka qenë aq i madh, saqë edhe tani që ata nuk janë më, emri i tyre sjell fitime. Fitime të cilat i kalojnë familjarëve, ose të afërmve.

Këngëtari amerikan Michael Jackson. Vdiq në qershor 2009. Fitoi 400 milionë $ në vitin 2018, nga shitja e albumeve muzikore.

Këngëtari amerikan Elvis Presley. Vdiq në gusht 1977. Fitoi 40 milionë $ vitin e shkuar nga shitja e albumeve.

Ish-sporti amerikan Arnold Palmer. Vdiq në shtator 2016. Arkëtoi 35 milionë dollarë, nga shitjet e linjës së tij të pijeve alkoolike.

Karikaturisti Charles Schulz. Vdiq në shkurt 2000. Arkëtoi vjet 34 milionë $ nga biznesi i tij i kikirikëve.

Këngëtari xhamajkan Bob Marley. Fitoi vjet 23 milionë $, nga shitjet e kompanisë së kanabisit mjekësor, të ngritur nga familjarët tij.

Ish-drejtuesi i Playboy, Hugh Hefner. Vdiq në shtator 2017. Fitoi 15 milionë dollarë nga shitjet e revistës së themeluar prej tij.

Aktorja amerikane Marilyn Monroe. Vdiq në gusht 1962. Fitoi vitin e shkuar 14 milionë $, nga e drejta e autorit.

Këngëtari amerikan Prince. Vdiq në prill 2016. Fitoi vjet 13 milionë dollarë nga shitja e albumeve muzikore.

Këngëtari britanik John Lennon. U vra në dhjetor 1980. Fitoi vjet 12 milionë $, nga shitja e albumeve të tij muzikore.

Boksieri amerikan Muhammed Ali. Vdiq në qershor 2016. Fitoi 8 milionë dollarë në 2018-ën, nga shitja e imazhit./ TIRANA TODAY

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT