Mbrëmjen e djeshme u mbajt premiera e “I love Tropoja” në Pallatin e Kongreseve. Një event me 5000 të ftuar, e mes tyre ishin edhe Vin Veli dhe Bora Zemani. Bora shoqërohej nga partneri i saj Donald Veshaj dhe kolegu Romeo Veshaj.
Ndërsa Vin Veli është kapur mat nga ‘paparacët’, teksa shoqërohej nga një vajzë, e veshur me fustan të zi. Identiteti i vajzës nuk është bërë ende i ditur.
Në një intervistë të fundit dhënë për “Glamour Zone”, Vin Veli tregoi se jetën private do e mbajë gjithmonë të fshehtë, dhe do e bëjë publike vetëm kur të martohet.