Stil

Vildane Zeneli tregon për marrëdhënien me ish partnerin e Era Istrefit


               Publikuar në : 09:59 - 15/12/19 M S

Modelja e njohur shqiptare Vildane Zeneli, me në fund ka shuar heshtjen në lidhje me thashethemet që qarkullonin në mediat rozë, lidhur me romancën me ish-menaxherin e Era Istrefit, Faton Shoshin.

Teksa ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Shiko kush Luan”, Vildane ka treguar se të gjitha aludimet janë të pavërteta, dhe se ajo njihet shumë herët me Fatonin.

“E njoh, e kam pasur komshi. Njihemi familjarisht dhe s’ka tjetër të vërtetë”, tha më tej bukuroshja.

Modelja e cila prej vitesh jeton në SHBA, njihet për marrëdhënien e ngushtë që ka me këngëtaren shqiptare Era Istrefi.

Pas disa fotove të publikuara në rrjet, u dyshua se ajo kishte dalë me ishin e shoqes, Faton Shoshin.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT