E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Viktimat nga pandemia në Kosovë, përlotet ish-ministri Zemaj (VIDEO)

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është përlotur kur është kthyer pas në kohë dhe ka kujtuar situatën e rëndë me pandeminë që përjetoi vendi. Kur është pyetur se si i priste rezultatet ditore të të infektuarve dhe të vdekurve nga COVID-19, gjatë kohës sa ishte ministër, Zemaj tha se ka qenë shumë e vështirë.

“Ka qenë e vështirë. Nuk kam fol asnjëherë për këtë temë. Është tepër e vështirë me udhëheq me një dikaster, kur në fund të ditës ke me numëru sa persona e humbin jetën nga një sëmundje, që e kishte kaplu gjithë botën. Që shkaktonte nervozë, shkaktonte presion…nuk e di ndoshta ishte ajo pjesa jo vetëm e emocionit, sepse mdoket ndonjëherë i humb edhe ndjenjat normale, duke parë e përjetuar nga vizitat që i kam pas”.

“Unë kam qenë edhe pjesë e luftës, por kjo ka qenë me thanë të drejtën…kur vijke ajo ora e paraqitjes së rezultateve, është një shok i imi, Rafeti ka qenë afër meje edhe e dërgojsha në zyrën operative. Me të thënë të drejtën, ai ishte momenti kur nuk dojsha me qenë askush në zyrë, edhe e shihsha kur vijke e shihsha prej mimikës së tij, cili është rezultati.

Nuk e kisha problem numrin, por thojke kanë vdekë tre persona, katër persona, mosha, gjinia. Por, çdoherë kjo ishte edhe njëfarë vullneti me punu sa ma shumë, që me mbajtë sa më shumë njerëz në jetë”, ka thënë Zemaj në ATV.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...