Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas ndarjes nga jeta të pacientes së parë të prekur nga koronavirusi në Shqipëri.
Përmes një postimi në Facebook, Meta i shpreh ngushëllimet familjes së të moshuarës nga Durrësi. Kreu i shtetit iu bën edhe një herë apel qytetarëve, që të ndjekin këshillat dhe rekomandimet e autoriteteve në lidhje me koronavirusin.
Postimi i plotë:
Me hidhërim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të qytetares 73-vjeçare nga Durrësi të konfirmuar me COVID-19.
Duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe gjithë të afërmve të saj, u shpreh të gjithë solidaritetin tim në këto momente tepër të vështira!
Edhe njëherë apeloj me forcë për çdo qytetar të tregojë kujdes maksimal dhe të zbatojë me rigorozitet të gjitha këshillat dhe rekomandimet e autoriteteve