Vijojnë protestat në Hong Kong, teksa protestuesit injorojnë urdhrat e policisë për t’u shpërndarë.
Forcat e ndërhyrjes së shpejtë u detyruan që të përdornin gazin lotsjellës dhe plumba gome, për të mundësuar shpërndarjen e turmës. Për pasojë u plagosën disa persona.
Qeveria njoftoi për 54 të plagosur, përfshirë dy që u shtruan në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë, autoritetit spitalor shprehen se 28 protestuesit e tjerë cilësohen në gjendje të qëndrueshme.
Po ashtu, ditën e sotme u anuluan fluturimet në aeroportin ndërkombëtar të Hong Kongut, pas një demonstrate masive të organizuar nga protestuesit në aeroport.
Sekretari i Hong Kongut për Sigurinë, John Lee deklaroi se: “Lidhur me grumbullimet pa leje që trazojnë qetësinë publike, policia ka për detyrë, në bazë të ligjit, të veprojë, përfshirë shpërndarjen e protestuesve. Para se të vepronte, policia bëri paralajmërime duke i njoftuar protestuesit se mund të përdorej forca nëse nuk largoheshin, duke u dhënë njerëzve mundësi të shpërndaheshin para ndërhyrjes policore.”