E diel, 17 Tetor, 2021
15.5 C
Tirana

“Vijnë për të më parë dhe për muhabet”, Valer Kolnikaj flet për të burgosurit

Ish-banori i “Big Brother 7”, Valer Kolnikaj, përveçse është prej vitesh drejtor i një qendre shëndetësore, punon gjithashtu dhe në Reç. Ai tha pa doreza në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” se ka nga ato raste kur të burgosurit shkojnë për ta takuar, e për të shkëmbyer ndonjë bisedë. Siç duket, edhe jashtë “Big Brother”, ai ka ende fansa. Sipas tij, të gjithë të burgosurit janë fansat e tij.

“Të gjithë të burgosurit janë fansat e mi. Kanë qenë që përpara, sepse kam qenë dhe unë i ‘burgosur’ në “Big Brother”, dhe besoj se ata kanë qenë ata që më kanë kuptuar më shumë sesa çdo teleshikues tjetër. Ata duke qenë të kufizuar në monitorim, ata më kanë kuptuar çdo lëvizje dhe gjatë gjithë kohës më kanë pritur shumë mirë dhe puna ime si mjek ka ardhur duke u lehtësuar.

Ka raste që bëjnë zhurmë të madhe dhe kur vijnë tek mjeku, sepse është një largësi e madhe dhe punonjësit e burgut duhet t’i shoqërojnë për të ardhur tek unë. Më thonë “Kam ardhur vetëm për të të parë dhe për të bërë muhabet”. Ndërkohë që ka edhe të tjerë që kanë me të vërtetë nevoja shëndetësore, tek të cilët jam më shumë i fokusuar“, tha Valeri.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”

Nga: Alfred Peza Lehtësia e papërballueshme me të cilën Lulzim Basha u artikuloi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas...

Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Ai vjedh brioshët në lokal, pastaj të nesërmen kërkon falje dhe paguan. Një histori dëshpërimi, por edhe mbi të gjitha dinjiteti dhe solidariteti që...

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Një grup hipopotamësh - një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së mbretit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar - po sterilizohen. Escobar, i cili u...

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Rusia të shtunën regjistroi 1.000 vdekje në një ditë të vetme për herë të parë, që kur filloi pandemia. 222.000 vdekjeve nga Covid është...

Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Një anije kozmike është nisur nga Kepi Canaveral me një mision për të zbuluar "fosilet" e Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në...