E hënë, 6 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

“Vijë e kuqe”! Rama: S’ka negociata për Reformën në Drejtësi me PD-në

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së se punësimet dhe drejtoritë nuk janë pronë e PS-së, por e popullit shqiptar. “Proces transformimi dhe hapjeje. Në bazë të disa vendimeve, puna në territor do të zhvillohet paralelisht për analizat e rezultateve qendër për qendër, për të verifikuar cilësinë e përfshirjes së të gjithë anëtarëve të PS-së në zgjedhje, në raport me rezultatet. Dhe njëkohësisht për ta hapur partinë për prurje të reja nga shoqëria pavarësisht moshës, për të krijuar një bazë të re për të ecur më tutje.

Ajo që do të nënvizoja si shumë të rëndësishme edhe nga kjo mbledhje, dhe do ta ndaja me të gjithë publikun dhe të gjithë familjen tonë politike, është një vijë e kuqe e cila është vendosur fort në Kongresin e partisë dhe do të thellohet në vijimësi është se punësimet dhe drejtoritë nuk janë pronë e PS-së, por e popullit shqiptar dhe funksion i qeverisë dhe i të gjitha institucioneve bazuar në Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Kjo nuk është propagandë por vija ndarëse. Nëse në shërbimin civil tanimë kemi garantuar se proceset e rekrutimit tashmë janë procese ligjore, procese me integritet dhe si rezultat i këtyre proceseve shumë njerëz kanë mundur të marrin atë që i takon, në pjesën tjetër të administratës ka një problematikë serioze që duhet qasje me seriozitet. Për këtë jemi të prerë dhe duhet të angazhohemi të gjithë”, deklaroi Rama.

Ndër të tjera u shpreh nuk do të ketë asnjë “pazar” apo negociatë me PD-në, për të shkëmbyer votat për Reformën në Drejtësi për atë territoriale.

“Reforma në Drejtësi është për tu kryer dhe jo negociuar. Në këtë pikë është shumë e qartë se kthim mbrapa nuk ka, dhe kush i bie ndesh Reformës në Drejtësi i bie ndesh interesa të vendit dhe aleancave strategjike.

Lexo edhe :   E shkarkuat Bashën, e pastaj …?
Lexo edhe :   E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Këto nuk janë të lidhura. Reforma në Drejtësi nuk është kërkesë partiake, por historike kombëtare. Ndërsa të tjerat janë çështje që patjetër mund të diskutohen. Ne jemi gati të diskutojmë, çdo gjë me PD-në por njëra me tjetrën nuk kanë lidhje fare”, u shpreh Rama.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ish-banori i “Big Brother”: Donaldi nuk është fitues, mes çiftit s’ka dashuri

Ish-banori i “Big Brother”, Adi Pojana, teksa ishte i ftuar në studion e “Shqipëria Live”, ka komentuar lidhjen e shumëpërfolur mes Donaldit dhe Beatrix. Për...

“Shkelje financiare”, arrestohet presidenti i klubit italian

Presidenti i një prej klubeve të Serisë A është vënë në pranga, për shkelje financiare mes të cilave edhe deklarimin e falimentit të kompanive...

“Jam në Dubai, s’jam arratisur”/ Nipi i deputetit të PS-së: Ngjarje e stisur

Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja konfirmon se nuk është arratisur, pasi akuzohet se së bashku me dy persona të tjerë, kanë...

E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Nga: Artur Ajazi Foltoristët dhe kryetari i tyre Sali Berisha, po numurojnë me padurim të madh, sa ditë dhe sa orë, kanë mbetur deri ditën...

Dy raste me Omicron në Greqi

Me variantin Omicron u diagnostikuan dy rastet e dyshimta që ishin futur në mikroskopin e studiuesve të Greqisë. Bëhet fjalë për dy shtetas që kishin...