E hënë, 6 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

Vija e kuqe është kaluar, Artan Hoxha: Askush në Durrës s’është më i paprekshëm

Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha, ka reaguar pas operacionit të policisë në Durrës, ku u kapën tre persona të cilët ishin armatosur për të kryer një vrasje me pagesë. Artan Hoxha thotë se që prej atentatit të dështuar të 20 qershorit 2019, ku mbetën të plagosur Plarent Dervishaj dhe Julian Mecaj, Durrësi nuk po gjen qetësi.

Në shenjë këmbane alarmi, ai rikujton se e kishte paralajmëruar se kjo ngjarje ka prishur shumë ekuilibra të brishtë në Durrës. Gjatë javëve të fundit kanë ndodhur disa ngjarje të renda, përfshirë edhe vendosjen e 50 kg eksploziv në fabrikën e çimentos.

Gazetari thotë se më shumë se sasia e madhe e eksplozivit, terheqin vemendjen personazhet që fshiheshin pas këtij biznesi. Sipas tij, vija e kuqe që ka mbajtur për më shumë se 20 vite ekuilibrat në qytet-portin më të madh të vendit, është kaluar, dhe se askush nuk është më i paprekshëm apo i pacënueshëm.

Statusi

“Çunat”, “çunat”, mire mitrolozin dhe pistoletat, i kane “vegla” pune, po 2 laptop-et per çfare u jane dashur???!!!

Lufta per kontrollin e Durresit…

Beteja qe vazhdon prej me shume se dy vitesh…

Prej atentatit te deshtuar te 20 qershorit 2019, ku mbeten të plagosur Plarent Dervishaj dhe Julian Mecaj, pasi u qëlluan me breshëri kallashnikovi teksa udhëtonin me një Range Rover, Durresi nuk ka gjetur me qetesi…

Ne ate kohe paralajmerova se kjo ngjarje prishi shume ekuilibra te brishte ne qytetin e dyte me te madh te vendit.

Ndersa apelova agjensite e zbatimit te ligjit, se nese nuk vepronin shpejt per te zbuluar autoret e ketij atentati, do ishte shume vone per te parandaluar ngjarjet qe do te pasonin njera-tjetren.

Per fat te keq nga ajo kohe, nje seri ngjarjesh te njepasnjeshme kane vazhduar ta trondisin Durresin ne keto dy vite, por ende paqja nuk eshte vendosur ne portin me te madh te vendit.

Perkundrazi, gjate javeve te fundit kane ndodhur disa ngjarje te renda, perfshire edhe vendosjen e 50 kg eksploziv ne fabriken e çimentos.

Ku me shume se sasia teper e madhe e eksplozivit, apo fabrika qe ishte objektiv i sulmit brenda qytetit, terheqin vemendjen personazhet qe fshiheshin pas ketij biznesi.

Tashme duket qarte se vija e kuqe, qe ka mbajtur per me shume se 20 vite ekuilibrat ne qytet-portin me te madh te vendit, eshte kaluar, dhe se askush ne Durres, nuk eshte me i paprekshem apo i pacenueshem…

Po ti shtojme ketij bilanci edhe sekuestrimin rekord prej 1 tone kokaine ne kalatat e portit vetem gjate 4 muajeve te ketij viti, atehere prognoza duke me zymte…

Gjithsesi, policia sot, meriton nje falenderim per arrestimin ne flagrance, te “shokeve” apo “miqve” te personazheve, qe i kane shpetuar atentateve te fundit ne qytetin bregdetar…

Me shume se fuqia e zjarrit e mitrolozit te kapur me fisheke ne goje, apo saktesia e Glock-ve te sekuestruar, me trembin “gjahtaret”, qe qarkullojne me laptop rrugeve te qytet-portit me te madh te vendit…

Jo me kot gjate muajeve te fundit, grupet e medha dhe tradicionale te Durresit, i kane rritur ndjeshem masat e sigurise.

Disa prej personazheve qe kane shenjuar historine e ketyre 25 viteve ne kete qytet, jane detyruar te largohen jashte vendit, per ti shpetuar ekzekutimit nga atentatet e kundershtareve apo arrestimit nga policia.

Sigurisht ata nuk kane dale nga loja. Por thjesht po mbledhin forcat, po ristrukturojne grupin, per te goditur ne çastin me te pare, qe do t’u krijohet mundesia….

Nderkohe, ata qe duken si fitimtaret e momentit, apo si “lordet” e qytetit, jane rigrupuar dhe pozicionuar qarte ne territoret e tyre te kontrollit.

Nuk kane shtuar vetem rojet e armatosura prane resorteve apo bizneseve te tyre, por edhe levizjen me eskorte e mjete te blinduara.

Per me teper, kane rekrutuar mercenare vendas dhe te huaj, ish-speciale te policise apo ish-ushtarake, te gatshem dhe te trajnuar posaçerisht per te marre jete njerezish…

Tashme eshte e qarte se prej me shume se dy vitesh, qytet-porti me i madh i vendit e ka humbur qetesine karakteristike te tij.

Ditet e paqes mes grupeve te organizuara kane marre fund.

Te mesuar qe viktima te atentateve ne rruget e Durresit te mbeteshin personazhe te botes se krimit nga Vlora, Tepelena, Tirana, Fushe Kruja apo Veriu i vendit, tashme e kane kuptuar se radha u ka ardhur, vete atyre…

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ekzekutimi i ish-deputetit, bashkëshortja nxjerr emrat dhe ndryshon dëshminë

Natalina Ujka, bashkëshortja e biznesmenit shkodran Pashko Ujka, ka treguar për grupin hetimor se personat me të cilët bashkëshorti i saj ka pasur konflikte...

Misteret e pazgjidhura të Luftës së Dytë Botërore

Ne të gjithë i duam misteret, dhe Lufta e Dytë Botërore siguroi shumë të tilla. Shkalla e madhe e luftimeve dhe e taktikave të tokës së djegur, solli...

Ish-banori i “Big Brother”: Donaldi nuk është fitues, mes çiftit s’ka dashuri

Ish-banori i “Big Brother”, Adi Pojana, teksa ishte i ftuar në studion e “Shqipëria Live”, ka komentuar lidhjen e shumëpërfolur mes Donaldit dhe Beatrix. Për...

“Shkelje financiare”, arrestohet presidenti i klubit italian

Presidenti i një prej klubeve të Serisë A është vënë në pranga, për shkelje financiare mes të cilave edhe deklarimin e falimentit të kompanive...

“Jam në Dubai, s’jam arratisur”/ Nipi i deputetit të PS-së: Ngjarje e stisur

Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja konfirmon se nuk është arratisur, pasi akuzohet se së bashku me dy persona të tjerë, kanë...