Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Vidhnin banesat/ Policia shkatërron bandën, pjesë e saj edhe një femër

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Vidhnin banesat/ Policia shkatërron bandën, pjesë e saj edhe një femër

Në sajë të operacionit të koduar “Kasaforta”, blutë e Tiranës kanë goditur një grup që ushtronte veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes së banesave. Burimet zyrtare njoftojnë se kanë arrestuar në flagrancë tre persona, një e kanë shpallur në kërkim dhe një tjetër po ndiqet në gjendje të lirë.

Nga ana e uniformave blu, vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që dyshohet se janë kryer nga ky grup në vende të ndryshme në Tiranë.

Deklarata zyrtare

Tiranë

Finalizohet operacioni policor “Kasaforta”

Operacioni  nga Komisariati i Policisë Nr.2.

Falë reagimit profesional dhe në kohë, zbulohet dhe goditet një grup që ushtronte veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes së banesave.

Arrestohen në flgrancë 3 persona, 1 shpallet në kërkim dhe 1 ndiqet në gjendje të lirë.

Sekuestrohen bizhuteritë, kasaforta, vlerat monetare, si dhe sendet e përdorura për të kryer vjedhjet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, më datë 06.07.2019, rreth orës 19:00, kanë marrë njoftim se në rrugën “Sulejman Pitarka”, është vjedhur banesa e shtetasit Th. Q, ku kanë marrë një kasafortë, brenda së cilës kishte disa bizhuteri të shtrenjta dhe një sasi parash.

Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, informacioneve të grumbulluara në rrugë operative për personat e dyshuar, shërbimet e Policisë të Kom. Pol. nr. 2 organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Kasaforta”,  duke bërë të mundur evidentimin, zbulimin dhe goditjen e një grupi që ushtronte veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes së banesave.

Si rezultat u arrestuan në flagrancë  shtetasit:

E. J.., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me pasoja të rënda”, në bashkëpunim.

A. Sh.., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me pasoja të rënda”, në bashkëpunim.

D.. P., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetes”.

Si dhe u shpall në kërkim policor dhe po punohet per kapjen e shtetasit:

K. P., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja me pasoja të rënda”, në bashkëpunim dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë edhe shtetasja  M. Gj., banuese në Tiranë, për veprat penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” dhe “Moskallëzim i krimit”.

Operacioni ka nisur paraditen e datës 07.07.2019 dhe është finalizuar në orët e para të mëngjesit të sotëm me arrestimin e personave, si dhe me gjetjen dhe sekuestrimin e sendeve të vjedhura.

Policia ka bërë të mundur që në lumin Erzen, në afërsi të Shijakut, të gjejë kasafortën që autorët kishin hedhur në lumë për të humbur gjurmët, si dhe gjatë kontrollit të banesave të tyre Policia gjeti dhe sekuestroi në cilesinë e provës materiale sendet si më poshtë: 41 ora të ndryshme të markave të shtrenjta, katër çelesa special për hapje dyersh, një automjet me targa AC 525 T, 11 lima për pastrimin e çelësave special, dy leva për hapje dyersh, një sasi monedhash metalike të llojeve të ndryshme, shtatë telefona celular, një elektrik (elektroshot), një sasi bizhuterish të ndryshme.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen edhe si autorë të vjedhjes së banesës së shtetasit E. Ç., ngjarje e datës 05.04.2019.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që dyshohet se janë kryer nga ky grup në vende të ndryshme në Tiranë. Materialet iu derguan Prokurorise së Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

 

Tags: Grupipoliciavjedhje

TË LIDHURA

Miqësia Itali-Shqipëri në fokus: Takim kokë më kokë mes Melonit dhe Ramës në Tiranë
Aktualitet

Miqësia Itali-Shqipëri në fokus: Takim kokë më kokë mes Melonit dhe Ramës në Tiranë

23:03 | 15/05/2025
Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?
Analizë

Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?

22:49 | 15/05/2025
Lagështira shkakton aksident, përmbyset makina në lëvizje
Aktualitet

Lagështira shkakton aksident, përmbyset makina në lëvizje

22:36 | 15/05/2025
Next Post
Emri/Shfrytëzonte vajzat për prostitucion, pranga pronarit të lokalit

Emri/Shfrytëzonte vajzat për prostitucion, pranga pronarit të lokalit

Video-mesazh pak orë para protestës, ja çfarë paralajmëron Basha

Video-mesazh pak orë para protestës, ja çfarë paralajmëron Basha

Emrat/Kush janë 5 socialistët që Rama ka zgjedhur për shkarkimin e Metës

Emrat/Kush janë 5 socialistët që Rama ka zgjedhur për shkarkimin e Metës

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

09:38 | 13/05/2025




TË FUNDIT

Miqësia Itali-Shqipëri në fokus: Takim kokë më kokë mes Melonit dhe Ramës në Tiranë
Aktualitet

Miqësia Itali-Shqipëri në fokus: Takim kokë më kokë mes Melonit dhe Ramës në Tiranë

by mirseda
23:03 | 15/05/2025
0

Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, do të presë samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, një ngjarje që...

Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?

Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?

22:49 | 15/05/2025
Lagështira shkakton aksident, përmbyset makina në lëvizje

Lagështira shkakton aksident, përmbyset makina në lëvizje

22:36 | 15/05/2025
Von der Leyen publikon foton me liderët e BP6 në Tiranë

Von der Leyen publikon foton me liderët e BP6 në Tiranë

22:29 | 15/05/2025
Përplasja për votën e Ornaldo Rakipit, Klodiana Lala jep detaje

Përplasja për votën e Ornaldo Rakipit, Klodiana Lala jep detaje

22:27 | 15/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com