Të Gjitha

Video/Zija e Madhe e viteve 1845-1852: Kur anglezët lanë të vdisnin urie 1.5 milionë irlandezë 

               Publikuar në : 13:01 - 10/01/19 M. S

Veç besimit të ndryshëm fetar, armiqësia mes irlandezëve dhe anglezëve, nxitet edhe nga Zija e Patates ose siç quhet ndryshe Uria e Madhe e viteve 1845-1852. Të paktën 1-1.5 milionë irlandezë, vdiqën ato vite nga uria dhe sëmundjet, ndërsa 2-3 milionë të tjerë emigruan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në atë periudhë shumicën e tokave të Irlandës, e zotëronin lordët anglezë.

Vendasit ishin aq të varfër, saqë kultivonin dhe ushqeheshin kryesisht me patate. Prishja e të mbjellave nga vrugu për disa vite me radhë, shkaktoi një uri masive. Qeveria në Londër, dha në fillim ndihmë, por më pas u tregua indiferente përballë situatës katastrofike që do të vinte. Qindra mijëra njerëz, vdiqën nga epidemitë e kolerës dhe tifos. Ajo periudhë, la një gjurmë të pashlyeshme në memorien e irlandezëve.

Menjëherë pas saj, ata nisën përpjekjet për shkëputjen nga Britania, dhe shpalljen e pavarësisë. Edhe sot irlandezët, i akuzojnë anglezët për një gjenocid të qëllimshëm. Ndërsa këta të fundit, justifikohen se faji ishte kryesisht i vetë irlandezëve, që ishin bërë tepër të ndërvarur nga vetëm një kulturë bujqësore.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT