Mbrëmjen e kaluar tifozët e futbollit të gjithë ishin me mendje nga Champions League e cila dhuroi emocione pafund. Kualifikimi historik bëri që askush të mos e kishte mendjen tek ndeshjet e tjera që u zhvilluan një natë më parë.
Në kampionatin e dytë për nga rëndësia në Angli, në “Champioship”, është realizuar një gol jashtëtokësor. Futbollisti i Sheffield United, Lee Evans, përfitoi nga një largim jo i duhur i topit nga kundërshtarët duke goditur në ajër në hyrje të zonës. Rezultati është gol fantastik.
Për më tepër shijoni golin në videon e mëposhtme, i cili vjen me vonesë për shkak të dy ndeshjeve të “Champions League”.