E diel, 20 Qershor, 2021
18.5 C
Tirana

Videot në Tik Tok/ KLGJ pezullon Enkeleda Kapedanin

Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka vendosur të pezullojë kryegjyqtaren në detyrë të Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani.

Ky pezullim do të zgjasë deri në përfundim të procesit gjyqësor të nisur ndaj saj, pas publikimit të videove në rrjetin social “Tik-Tok”. Kapedani ishte e pranishme në mbledhjen e sotme ku u diskutua pezullimi dhe shkarkimi i saj nga detyra.

Ajo deklaroi se bëhet ‘kokë turku’ nga persona që nuk i kanë arritur qëllimet e tyre, teksa njoftoi se ka paraqitur dorëheqjen nga posti i zv. kryetares së Gjykatës së Elbasanit.

Fjala e saj:

“Është shumë e vështirë për mua si gjyqtare, si nënë e si grua, të dal përpara jush për të folur për jetën time personale të bërë publike përmes disa videove, megjithatë do ta nis me një ndjesë të thellë publike deri sa e vërteta të zbardhet. Shpresoj shumë që zëri im të dëgjohet, të besohet e vlerësohet në bazë të parimit të profesionalitetit dhe jo vetëm.

Të nderuar, kam pritur gjatë të dal përpara jush apo përpara çdo institucioni tjetër për të dhënë llogari për veprimtarinë time gjatë ushtrimit të detyrës, për vendimmarrjet e mia, e kryesisht për një vendim që më ndjek dhe më përndjek në botën mediatike.

Diçka e tillë nuk ka ndodhur, e ja ku jam sot dal para jush e gjykohem për veshjen, pamjen apo për shijen muzikore, të cilat nuk kanë ndodhur aspak gjatë ushtrimit të detyrës, të cilat nuk ndikojnë aspak në marrjen e vendimeve nga ana ime. Të cilat nuk më ndryshojnë aspak mua nga të qenit gjyqtare”.

Pak ditë më parë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani dorëzoi në KLGJ kërkesën për pezullim dhe shkarkim nga detyra të Kapedanit. Sipas ILD, veprimet e saj diskreditojnë rëndë figurën e gjyqtarit. Kërkesa vjen pas publikimit të disa videove që gjyqtarja kishte publikuar në rrjetin social Tik Tok.

Kapedani u vu në hetim për disa video që ajo ka bërë nga brenda ambienteve të Gjykatës, të cilat ishin aspak të hijshme për profesionin e saj, dhe në vendin e punës.

Kapeani është magjistratja, e cila liroi Viktor Ymerin, anëtarin e bandës së ‘Gaxhait’ i cili akuzohej për dy vrasje. Dy vite më parë ajo liroi Viktor Ymerin i cili ishte dënuar me 25 vite burg dhe akuzohej për dy vrasje në vitin 1999.

Ymeri, i njohur ndryshe si ‘Tori i Xhihanes’, ishte pjesë e bandës së Gaxhait, rivalen e asaj të Zani Çaushit, kreu i “Çoles”. Enkeleda Kapedani ka qenë gjyqtare në Gjykatën e Elbasanit teksa pas dorëheqjes së Zihni Shahut, u emërua kryetare shtatorin e 2020.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

OBSH e shpall të përfunduar shpërthimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se shpërthimi i virusit të Ebolës, që nisi në shkurt në Guinea, ka përfunduar. Ky virus vdekjeprurës, që përcillet...

Levandovski mban gjallë shpresat e Polonisë, Spanja komplikon kualifikimin

Përfundon ndeshja e grupit C, ku Spanja ka komplikuar kualifikimin, pasi Polonia i ka surprizuar, duke i rrëmbyer një pikë. Sfida u mbyll në...

Gjermani, gjenden dy piktura të shekullit XVII në një kosh plehrash

Policia gjermane po kërkon për informacion për dy piktura origjinale nga artistë evropianë të shekullit të 17, të cilat përfunduan në një kosh plehrash...

Kapacitetet e Kosovës për vaksinim në masë të popullsisë kundër COVID-19

Në Kosovë gjatë kësaj jave filloj vaksinimi në masë i qytetarëve kundër COVID-19, me synimin që të vaksinohen deri 320 qytetarë në muaj. Zyrtarë...

Mbi 1 milion vaksina/ Mbërrijnë në Rinas edhe 50 mijë doza të Coronavac

Mbrëmjen e sotme, kanë mbërritur në aeroportin ''Nënë Tereza'', 50 mijë doza të vaksinës kineze Coronavac. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi...