Një rrjetë me gjatësi prej 2.000 metra, e njohur me nofkën “Wilson”, është gati të fillojë misionin e saj. Ajo do të lëshohet në urat e Oqeanit Paqësor, për të mbledhur gjithë mbetjet plastike por jo vetëm.
Rrjeta, prite që të martën të fillojë procesin e pastrimit, sipas një zëdhënësi të kompanisë.
Rrjeta, e cila cili është në formën e një U, pritet të sjellë pastërtinë e ujërave. Ajo çdo dy muaj do të tërhiqet nga oqeani për në bregdet, ku mbetjet do zbrazen në një kamion plehrash. Qëllimi është riciklimi i plastikës dhe krijimi i produkteve të reja.
Muajin e kaluar, kompania “The Ocean Cleanup Foundation” nisi sistemin e parë të pastrimit të oqeanit. Nga San Francisko për në “Great Pacific Garbage Patch”, një grumbull gjigand i mbytur nga plehrat. Ai ndodhet mes San Francisko dhe Hawaii./TIRANA TODAY/