Helikopteri i një kompanie private që kishte shkuar në qytetin e Korçës për të marrë një nuse është rrëzuar në unazën e qytetit. Ndërsa mësohet se shkak për rrëzimin pa pasoja është bërë manovra e gabuar e pilotit. Fatmirësisht raportohet të mos ketë të lënduar.
Nga raportimet paraprake dyshohet se helikopteri po fluturonte ulët, e për pasojë është përplasur me një pemë. Ekuipazhi është në gjendje të mirë, ndërkohë që nuk dihet nëse ka pasur dasmorë të tjerë në helikopter.