E hënë, 26 Korrik, 2021
34.5 C
Tirana

Video/Rama i ulet në gjunjë dhe i puth dorën Merkelit: Më duket si Papa!

Update/Pas mbërritjes së tij në Gjermani kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë radiofonike për mediat atje. Gjatë intervistë ai e ka krahasuar kancelaren  Angela Merkel me Papën.

Dhe ky krahasim nuk është krejt i rastësishme, pasi Gjermani ka mbajtur një qëndrim disi më të ftohtë në lidhje me hapjen e negociatave për vendit tonë, që të jetë pjesë e BE-së.

“Angela Merkel është një kampione evropiane. I gjithë rajoni i Ballkanit ka shumë shpresë tek ajo,”- tha Rama për Rrjetin Editorial Germany (RND).

 “Pra, është normale që çdo kryetar i një qeverie në Ballkan, që shkon në Berlin ndihet pak si një pelegrin që dëshiron ta shohë Papën”.

Rama këmbëngul që Shqipëria të hapë sa më shpejt negociatat për pranimin në BE. “Ne dëshirojmë të bëhemi anëtar sot”, tha kryeministri i Shqipërisë në RND. Në Ballkan, njerëzit janë optimistë rreth bashkimit në  BE-në.

 “Për ne Evropa është ajo që ishte për etërit themelues: një projekt paqeje”.

Bashkimi Evropian po diskuton tani nëse duhet të hapen bisedimet e pranimit me Shqipërinë. Si Komisioni i BE dhe Presidenti i Këshillit të BE Donald Tusk rekomandojnë hapjen e negociatave. Nga ana tjetër, ka skepticizëm midis shteteve anëtare.

Video/Rama nis takimet në Bundestag, ja kush e shoqëron

Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën zyrtare në Bundestag, duke u pritur nga Presidenti i Parlamentit gjerman, Wolfgang Schäuble.

Videon e mbërritjes se tij ne Bundestag dhe takimin me presidentin, Rama ka preferuar ta ndajë me gjithë ndjekësit e tij në rrjetin social ‘Facebook’. 

Rama në këtë takim është i shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.

Foto/Rama nis vizitën në Gjermani, ja kush e priti në Aeroport

Lexo edhe :   U ndjeva e 'turpëruar' me rroba të pastra, prezantuesja gjermane kërkon falje

Kryeministri Edi Rama ka nisur një tur vizitash në Gjerman, ku dhe pritet të takohet me kancelaren Angela Merkel duke  i paraprin vendimit të qershorit për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE.

Kryeministri Rama ditën e sotme ka postuar një foto nga ceremonia e pritjes, teksa bën urimin e mëngjesit në profilin e tij, ne rrjetin social “Facebook’.

Lexo edhe :   U ndjeva e 'turpëruar' me rroba të pastra, prezantuesja gjermane kërkon falje

Ndërsa edhe këshilltari i kryeministrit, Endri Fuga shpërndau foton nga momenti i mbërritjes së Ramës në Gjermani. “Një ceremoni vërtet mikpritëse për kryeministrin Edi Rama”, shkruan ai në Twitter.

Ajo në fakt që të bie në sy është se në këtë vizitë, shefi i ekzekutivit shqiptar nuk është pritur nga kancelaria Merkel, por nga ambasadori i Shqipërisë Artur Kuko

Vizita në Gjerman i paraprin vendimit të qershorit për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Një pasuri e vogël që provokon dhe turpëron të mëdhatë e paligjshme

Nga Preç Zogaj Agjencia kundër Korrupsionit në Kosovë publikoi para pak kohësh deklaratën e pasurisë së Kryeministrit Albin Kurti për vitin 2020. Gjithsej 529 euro...

Tokio/ 13 vjeçarja japoneze fiton medaljen e arit në ‘skateboard’ për femra

Ari i parë olimpik në ‘skateboard’ për femra iu dha 13-vjeçaries japoneze Momiji Nishiya në eventin në dëborë në Ariake Sports Park. Nishiya shënoi 15.26...

Gjykata e Lartë me 8 anëtarë, Meta firmos dekretin për gjyqtarin Artur Kalaja

Nga dita e sotme, Gjykata e Lartë përbëhet nga 8 anëtarë. Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka firmosur dekretin për emërimin e gjyqtarit Artur...

Merkato/ Juventusi do lojtarin e Junajtidit, vlen 50 milion

Juventusi ka nevojë për një sulmues, pavarësisht se çfarë do të ndodhë me Kristiano Ronaldon, prandaj vëmendja kthehet te flaka e vjetër, tek një...

Drejt vaksinimit të detyrueshëm? Çfarë vendimi është marrë për shkollat

Në konferencën për shtyp të Komitetit Teknik të Ekspertëve, Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka dhënë komentin e saj se si mund të procedohet...