Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

VIDEO/ Publikohen të tjera bëma të “shëruesit” seksual

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
VIDEO/ Publikohen të tjera bëma të “shëruesit” seksual

Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme një video-skandal, ku një person i quajtur Shefqet pretendon se zgjidh hallet e qytetarëve.

Përmes pamjeve të kamerave të fshehta, “Stop” zbuloi se “shëruesi” Shefqet prekte burrat në pjesë intime dhe çdo hall të tyre ai pretendonte se e zgjidhte përmes forcës seksuale të burrave.

Stafi i programit ka mundur të sigurojë dëshmi për abuzimet e Shefqetit, që mesa duket vijojnë prej dekadash. Një qytetar që jeton në Itali, ka gjetur kurajon të rrëfejë eksperiencën e tij disa vite më parë.

Tek “shëruesi” Shefqet, shqiptari që jeton në Itali, kishte shkuar së bashku me të ëmën për një problem familjar që kishin, dhe jo personal.

Edhe në këtë rast, “shërues” Shefqeti kishte nxjerrë jashtë të ëmën e qytetarit dhe nisi të prekte djalin nga pjesët intime. Edhe pse kjo nuk kishte asnjë lidhje me hallin e tyre.

Në një komunikim me gazetarin dhe drejtuesin e ‘Stop’ Saimir Kodra, ky qytetar rrëfeu gjithashtu se atë skenë e kishte të vështirë ta harronte për disa kohë.

Saimir Kodra: Për çfarë më kërkove të bëjmë këtë lidhjen telefonike në Skype?

Qytetari: Në radhë ta parë faleminderit që pranuat kërkesën time, thjesht doja të dëshmoja me dëshminë time personale një eksperiencë dramatike që kam përjetuar me personazhin që transmetuat mbrëmë. Shpresoj që organet kompetente të veprojnë. Isha tek ky për një eksperiencë personale që në 2005 dhe mbaruam punë për 5 minuta. Na tha do bëj ashtu, do bëj kështu. Pastaj, 5 minuta i tha mamit dil jashtë se kam punë me çunin.

Saimir Kodra: Ndërkohë, ju kishit vajtur për problem tjetër familjar, jo për punën tënde.

Qytetari: Po, për njerëz të tretë, jo për ne që ishim prezent aty. Dhe unë thjesht bëja punën e shoferit, duke dërguar mamin që po fliste me të për problemin tonë familjar. Dhe tha rri këtu, e më ngriti në këmbë e më tha: “Do të provoj të të paralizoj këmbë e duar ta shikosh forcën time”. Faktikisht më hyri frika dhe pastaj tha “po e shof që qenke çun i ri, po jeton në Itali, shkon pas femrave, ke epsh, ta ndal unë epshin ty”. Uli, tha, pantallonat. Më preku siç bëri të njëjtat gjëra që bëri mbrëmë.

Arrita disi të shkëputem, por faktikisht kohën më të madhe e ka kaluar me mua se me familjarët e mi që ishim për problemin tim. Ka qenë vështirë për ta kaluar faktikisht, por kemi qenë të rinj dhe shyqyr Zotit ka kaluar ajo punë. Kur pashë mbrëmë u ndjeva sikur të isha atë ditë aty. Faktikisht nuk më ka ikur nga mendja për disa kohë shumë të gjata. Se më ngelte mendja, aty, thoja çfarë më bëri ky. Mos po më bën ndonjë magji. Unë nuk besoj shumë në fakt në këto gjëra, por kur pashë pamjet e vilës që kishte krijuar ky me ato Lekë, përveç krimeve që bën personale, ka dhe një zhvatje nga personat, nga Lekët që iu merr. Jam në Itali me familjen time.  

Mbrëmjen e djeshme, emisioni “Stop” publikoi pamje se si “shëruesi” Shefqet prekte burrat nga pjesët intime, duke pretenduar se çdo problem ai e zgjidhte përmes forcës së tyre seksuale. Ndërsa grave ai u jepte këshilla në copa të vogla letrash me shkrime të pretenduara në gjuhën arabe, për të zgjidhur çdo hall. /tvklan.al

Tags: “shëruesit”bëmapublikohenseksualtë tjeraVideo

TË LIDHURA

Një ditë pas seancës për Ballukun, Rama sot konferencë për shtyp
Aktualitet

Një ditë pas seancës për Ballukun, Rama sot konferencë për shtyp

11:25 | 13/03/2026
Plagoset minatori i kompanisë “Tete Albania”, aksident i rëndë në minierën e bakrit në Spaç
Aktualitet

Plagoset minatori i kompanisë “Tete Albania”, aksident i rëndë në minierën e bakrit në Spaç

11:23 | 13/03/2026
Tender 2.2 mld lekë në ARRSH, GJKKO pushon çështjen për 6 zyrtarë
Aktualitet

Tender 2.2 mld lekë në ARRSH, GJKKO pushon çështjen për 6 zyrtarë

10:57 | 13/03/2026
Next Post
Reagojnë ‘Tifozat Kuq e Zi’: Panucci arrogant, ka bilanc të zi

Reagojnë ‘Tifozat Kuq e Zi’: Panucci arrogant, ka bilanc të zi

Ja si çorientohen fëmijët me tekstet shkollore pa kuptim

Ja si çorientohen fëmijët me tekstet shkollore pa kuptim

Gardianë burgu, elektricistë dhe zjarrfikës, historia frymëzuese e Gjibraltarit

Gardianë burgu, elektricistë dhe zjarrfikës, historia frymëzuese e Gjibraltarit







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Një ditë pas seancës për Ballukun, Rama sot konferencë për shtyp
Aktualitet

Një ditë pas seancës për Ballukun, Rama sot konferencë për shtyp

by mirseda
11:25 | 13/03/2026
0

Kryeministri Edi Rama do të mbajë mesditën e sotme një konferencë për shtyp. Dalja publike e kreut...

Izraeli: Do shkatërrojmë infrastrukturën e Hezbollahut

Izraeli: Do shkatërrojmë infrastrukturën e Hezbollahut

11:23 | 13/03/2026
Plagoset minatori i kompanisë “Tete Albania”, aksident i rëndë në minierën e bakrit në Spaç

Plagoset minatori i kompanisë “Tete Albania”, aksident i rëndë në minierën e bakrit në Spaç

11:23 | 13/03/2026
Provokon sërish Irani, lëshon raketë balistike në drejtim të Turqisë

Provokon sërish Irani, lëshon raketë balistike në drejtim të Turqisë

11:22 | 13/03/2026
Tender 2.2 mld lekë në ARRSH, GJKKO pushon çështjen për 6 zyrtarë

Tender 2.2 mld lekë në ARRSH, GJKKO pushon çështjen për 6 zyrtarë

10:57 | 13/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com