Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me disa studentë, ku vijoi me prezantimin e Paktit për Universitetin. Në takim u shënua dhe një incident, ku Rama nxori nga salla një studente, e cila e kundërshtoi. Kaq ka mjaftuar që në sulm të vihej ish-kryeministri Berisha, ku thotë se Rama kishte veshur antiplumb.
“Këtij i thonë dil-jashtë debat!
Akt arrogant dhe burracaku i Edvin Kristaq Urrejtjes ndaj studentes, i cili i veshur me antiplumb në takim, nxjerr jashtë studenten! Turp!”, shkruan Berisha, bashkëngjitur videos në fjalë.